
Në shtëpinë e fshatit tim
1-Në shtëpinë,në fshatin tim,
dritat kanë kohë që janë fikur.
Dera e kyçur me më të vjetërin dryn,
dhe ballkoni nuk di nga ka ikur.
2-Dritaret janë kalbur se prej drurui ishin,
çatia e thinjur si një plak mbi njëqind vjeçar.
Në ato kohë këto pasuri kishim,
si dhe një kafshë dore,një gomar.
3-Kishim edhe një bajame aty në bahçe,
nja dy kumbulla e një fik egrash.
Kur ika nga fshati i lashë në moshë disi të re,
por kur u ktheva me sy më nuk i pash.
4-Kishim dhe një pus uji e përreth ca ara,
ndonjë rrënjë pjergulle e as gjë më tepër.
Të gjitha i gjeta,të djegura,të thara,
iku thashë, paska ikur edhe kjo kryevepër.
5-Në strehët e shtëpisë kishim edhe ca fole,
fole zogu,po edhe dallandyshe.
U betohem dhe për kokën time bëj be,
tani çdo gjë atje ishte krejt ndryshe.
6-Një portë me gur të skalitur që lëshonte nur,
që kushedi se sa ishin lodhur të parët për ta ngritur.
Çudi asaj nuk i kishte mbetur asnjë gur
edhe kjo kishte ikur,kishte ikur.
7-Po ikin të gjithë nga fshati im,
vetëm malet kanë ngelur si dikur.
Iku,shtegëtoi dhe më i miri burim,
është tharë çdo gjë në atë vend të bukur.
8-Tani e tutje nuk pres të ndodhë ndonjë çudi e madhe
edhe pse rruga nuk është më si më parë.
Të gjithë jemi lodhur,na lodhën këto halle,
ikëm vendlindje ikëm dhe të lamë zemërvrarë.
9-Ne të braktisëm, të mungon dora jonë,
ndaj dhe thahesh e ronitesh moj e gjorë.
Jemi të vonura, u bë tepër von,
s’ta heqim dot nga supet malin me dëborë.
10-Në kujtime nuk do harrohesh kurrë.
në këngë e në libra jeton.
Po nuk besoj se dikush do ta vendosi një gur,
mbi ato gërmadha ku jeta rënkon!
Riza Çato
Një shtëpi në breg të fshatit
1-Një shtëpi në breg të fshatit,
u bënë vite e vetmuar,
ja që nuk i dihet fatit,
ja që çdo gjë është e shkruar.
2-E ronitur jashtë dhe brenda,
nga mungesa e të zotit,
ndaj për të vajton dhe kënga,
ndaj si ndahet syri lotit.
3-Kalbur trarë,kalbur dërrasa,
tjetërsuar,çdo gjë ndryshe,
nga malli për të sa s’plasa,
kur s’gjeta një dallëndyshe.
4-Tunden themelet nga era,
kockat tretur në gërmadhë,
nuk hapet e mbyllet dera,
si ka ngelë asnjë dhëmballë.
5-Si qesh buza,si qesh nuri,
nxirë e sterrosur në brinjë,
copa-copa është bërë guri,
kthyer e tëra në thinjë.
6-Ku shkoi krenaria jote,
që nusëroje si nuse,
as ma thua pak zotrote,
por ma thuaj pa rumuze.
Riza Çato
Po ta dinte ai gur
1-Atë ditë nuk pata nur,
në muzg mbrëmje isha kthyer.
Lot lëshoi dhe ai gur,
si dhe unë një zemërthyer.
2-Lamtumirën kur ja dhashë,
atij vendi,asaj porte.
Donte dielli dhe dy pashë,
e më tej s’do nusëronte.
3-Pas kësaj do vinte natë,
natë e gjatë e natë pa hënë.
S’do hapej asnjë kanat
as dhe njerëz përmbi lëmë.
4-Çdo gjë u kthye një heshtje,
heshta unë,heshti shtëpia.
Flladin e mbajta për veshje,
ëndërrat si hallet e mia.
5-Pas shumë vitesh shkova prapë,
guri s’di nga kishte ikur.
Menjëherë u ktheva natë,
s’doli askush për të pritur.
6-Ndoshta jemi keqkuptuar,
unë dhe shtëpia ime.
Nuk ika për ta harruar,
ika nëpër shtegëtime.
7-Po ta dinte ai gur,
se një ditë do ta takoja.
Nga vendi s’do ikte kurrë,
se unë do ta pikturoja.
8-Ja tani ajo ka ndodhur,
malli shpesh më dërgon fjalë.
Eh vendlindje sa je lodhur
siç është lodhur dhe ky djalë.
9-Po më shpesh tani takohemi,
prapë të dy ne u afruam.
Ikjet janë si buzë,si honi,
shkretëtirë e shkretëtuar.
10-Përsëfundi asaj porte,
e skalitura me gur.
I thashë zemra kurrë nuk donte,
që të shembej ai mur.
11-Për të qenë gjithmonë pranë teje,
një gur po e marr me vete.
Dhe nga tyja kërkoj leje,
ta përdor jatsëk në mbrete.
Riza Çato