Riza Çato:Në vend të urimit për ditëlindjen e të madhes Paro Ziflaj


Riza Çato

Në vend të urimit për ditëlindjen e të madhes Paro Ziflaj

Në këngët e tua

1-Kënga jeton gjatë,në shekuj me radhë,
ndaj dhe Zoti lart,di kë zgjedh në ballë.
Asaj Labërie,ku linde u rrite,
këngët trimërie,i ktheve në hite.

2-Tunde festivalet,ngrite zemrat pesh,
zëri yt nuk ndalet,kurrë moj Labëresh.
Sa herë e dëgjoj,atë zë të bukur,
sikur ciëroj edhe unë moj flutur.

3-Bëre histori,ti në këtë jetë,
sa të kanë zili,shtatëdhjetë e dy-vjet.
Shtatëdhjetë e dy vjet,ty të kanë zili,
nga magji e këngës,sikur linde ti.

4-Të mbaj mënd të re,kur dilje në skenë,
si zogjtë për mbi re,këndoje bedenë.
Edhe kalanë tënde,me këngë e ngrite,
si në ato vënde,ku shtatin e rrite.

5-Rrofsh moj labëri,dhe të jesh krenare,
për një madhështi,këngëtare e madhe.
Dhe sot madhështore,si i madhi Zot,
këngën popullore,e fute në front.

6-Në këngët e tua,nderi dhe lavdia,
sa vetë u krenua,e gjithë Shqipëria.
Pasuri e rrallë,kaluar floririt,
melodi e gjallë,buron brenda gjirit.

7-Ikona e këngës,ditëlindjen sot ka,
ndaj si gjaku zemrës,vargu nuk ju nda.
Valvite flamurin,cep e anë më anë,
e bëre dhe gurin,të këndojë si zanë.

7-Në piedestal,sot je magjiplote,
do ngelesh fanar,mot e nëpër mote
Zoti të dhuroftë ditëlindje pa fund,
shpirti të këndoftë,siç di e sa mund.

8-Urime,Urime,për ty krenari,
paç vetëm gëzime edhe lumturi!

Me respekt Riza Çato 

About Post Author