Rizgjohu…Floriri Z Petra


Buzeqeshi me shpirt

Dites se re qe po vjen…!!

*************************

Tek syte gjysem te qeshur

veshtroj nje reze drite, erdhur

shpirtin per te ndricuar

Ashtu si gonxhes,

sapo celur te trendafilit

i qendron pika e veses,

ne veren e nxehte,

per ta freskuar..

Te them me zerin e embel

…..Buzeqeshi jetes…

Shikoje me syte e zemres

merre jeten sic te vjen

kjo ngelet, ceshtje e dites..!?

Dhuro nje buzeqeshje

dhe kur shpirti dhemb,

nga nje zhgenjim,

nuk varferohesh, o njeri…

Askush s’ta shikon dhimbjen

ne shpirtin e lenduar

Kur neteve ngelesh, zgjuar

per te tjere, duke menduar

nga streset qe jane krijuar..

Largoje merzitjen e dites

mos ki frike,

kur lind nje dite e re

Veshtro qiellin e kalter

me koken ngritur lart

Zotin kemi mbi re..

Tek vehtja fito besimin,

mos e humb durimin…

E ardhmja te perket Ty..

…..Rizgjohu….

nga gjumi dimeror,

mes endrash perkundur..

Buzeqeshi dites qe po afron

Une i dremitur, te kujtoj

syte e tu perfytyroj

nga larg vij, qerpikut ulem

Si pike loti i nxehte

shkas mbi buzen e thate

si cope akull i ftohte

Shpirtit dua te qendroj…!!

Jeta te behet pranvere,

kur brenda vehtes….

ngrohtesi kerkon..!!

Floriri Z Petra

January 12th.2021.USA

Te drejtat e autorit rezervuar.