Rjamonda Qose:Çast magjik


Çast magjik

Rrugët thurrin udhëkryqet,
Zoti mendon fatet,
Toka bën rrotullimin e saj.

Ngjyra vjollcë blankon natën,
Dafinat mbushen me vesë,
Dhe ky është çasti më magjik,
që njerëza e ka humbur në përgjumje,
Është çasti më ringjallës për të mbetur
jashtë dritareve,
Jashtë perdeve serioze hijerënda.

Rrugët thurrin udhëkryqet,
Zoti mendon fatet,
Toka bën rrotullimin e saj,
Dafinat përloten në vesë,

Dhe unë vështroj gojëhapur
Mushkëritë i kam të lagështa,
Dhe këmbët të zbathura,
Është çasti magjik, kur ndihem Njeri.

(Korrik, 1994)
Shkëputur nga libri me poezi”Mos u dorëzo”

About Post Author