Robert Bërns-it-Poezi nga Nertesi Asllani


Poezi nga Nertesi Asllani

Poezi nga Nertesi Asllani

Ti thithe vlagën e Skocisë

Nga toka e pluguar

Dhe mbeti vargu i djalërisë

Në mes i pa mbaruar

O bard i madh i poezisë

I rritur nëpër ara

I mbolle këngët e rinisë

Atje ku hidhej fara

Ti i këndove Gjithësisë

Me derte dhe me halle

Nga prush’ i zjarrtë i dashurisë

U preke thellë e qave

Shpalose shpirtin e Skocisë

Ugarit të pluguar

O flakë e zjarr i poezisë

O muzë e pambaruar.