Robert Bërns


PARA NDARJES
Po shkoj,Eliza në mërgim,
se vendi nuk më mban,
dhe fatin tënd,dhe fatin tim,
i ndan një oqean.
E rëndë ndarja sa një mal,
një mal që nuk ka shok!
Po s’ndahen zemrat mbushur mall,
kur janë shkrirë tok!
Në vendin tim e lumtur mbeç,
thesari im, thesar!
Më vjen një zë nga larg në vesh
ti s’kthehesh o qyqar!
Shtrëngimi i dorës sate vjen,
me mua në udhëtim,
trokitja e zemrës sime ngel
me ty në vendin tim!
(përktheu Dritëro Agolli)

About Post Author