Robert Mavro-Bakshishet


Robert Mavro

  · 

Bakshishet

Të varfër të mbaj unë mend atëherë

Por syri ttë babëzinte tërë neps e uri

Ishe si një ëngjell i zbritur nga një ferr

shisje dashuri!

Unë nuk bleva kurrë prej atij ferri

Të tjerët ranë tek ty ranë viktimë

Aty ku vërtitej veç paraja e tmerri

Prej një ujkonje ulërim!

Njerëzit një ditë i ndryshojnë paratë

Jo të gjithë veç ku mund ta dish

Dhe pse pasuroheshe si bishë përnatë

Kërkoje dhe bakshish!

Rrënkëlleje pa fund natën ti shishet

Harrova që dje mbertje vuajtjet e urinë

Nuk u ngope as me bakshishet

Gëzoje pasurinë!

5.11.2022 Mrs

About Post Author