Robert Shkurti-“Ajër shprese”


Robert Shkurti

  · 

Shkëputur nga vëllimi poetik

“Ajër shprese”

IKIN …

E sotmja është ngulur këmbëkryq në tokën shterpë.

Qiell i nxirë para shtrëngatës duket e ardhmja.

Shpresa dihat rrugëve të frymëmarrjes, diagnoza TBC.

Çfarë mund të bësh kur shpirti bluan mosbesim?

Zemra ulërin si suferinë me nota të larta vajtimi.

Trupi tronditet si rruzulli tokësor, tërmetit pas.

Këmbët mbathin këpucë të hekurta emigrimi.

Tërhqin zvarrë dhimbjen, me shpresën Evropës.

Ikin pa kthyer kokën nga frika e gogolit shtet,

veshur me kostum krimi. Ikin, ikin, ikin.

Ikin nga krimi veshur me pushtet, me pushtet,

zhduken nga sytë këmbët. Ikin, ikin. Ikin.

About Post Author