Rock që dhemb-Vaso Papaj


Thuam sonte, çfarë nuk shkon?!

Ti murgeshë nuk ke qenë kurrë.

Një kohë hallesh kurrë s’mbaron,

Qoftë liri, qoftë diktaturë.

Lër në mes at’ telenovelë!…

Natën veç një rock e ngjall.

Tek dancojmë, na përkëdhel,

Kur e qafojmë, na zbut çdo kokallë.

E në e kujtofshim at’kohë rrebesh,

S’ka ç’na bën kjo koha furtunë.

Prapë brenda meje rini do të gjesh

Merre shpirtin, ç’ka mbetur tek unë:

Një rock që dhemb, pa gojë, pa veshë

Ka vetëm sy, një lloj rock-u tjetër

Është rock që qan, rock dhe që qesh

Është dhimbja jonë, shoku i vjetër!