*Roma e artë, si gjethe vjeshte…

Qytetet, janë si dashuritë dhe,
tetë vjeshta të shkuara,
unë
Mijra konvulcione zemre
rrinë fshehur në dritaret e Coloseumit;
i pagjumë,
ndërroja në sy sheshet, monumentet, skulpturat
dhe natën, në ëndërr
m’u shfaq një statujë gruaje, që më përqafonte;
nuk e preka dot, m’u tret ndër gishtrinj
ajo ishte
si një gjethe e artë vjeshte;
Sot, tetë vjet më pas,
unë shetis në një mbrëmje impresionesh
në një kuadrat pallatesh, ku fjala dashuri
mbetet emblema e jetës sime.
Bukurisht,
Roma ngelet një ëndërr…