Nga :Isak Ahmeti
Kohë më parë , autori i njohur në letrat shqipe , Mehmetali Rexhepi , ka nxjerrë në dritë veprën e tij më të re , romanin me titull mjaft intrigues :
LËKURA E GURIT ,SHB ROZAFA ,2024 fq. 297.
Këtë vepër vlerash të mëdha poetike -filozofike , të cilën autori ma ka dhuruar me dedikim të veçantë ( për çka e falënderoj publikisht nga zemra), e kam lexuar pa humbur kohë , brenda 48 orëve, , falë gamës së gjerë tematike ku autori , në mënyrë të veçantë ka shqyrtuar temat e shpirtit ,të universit dhe të misterit të ekzistencës.
Ky roman me vlera shumështresore , i redaktuar nga shkrimtari dhe studiuesi i njohur Prend Buzhala dhe i edituar nga Ramadan Mehmeti ,i mbështetur finansiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës , nis me një citat të njohur të George Orwell-it :” Tortura më e madhe për njerëzit inteligjentë është të jetosh sipas rendit të preferuar nga injorabtët”.
Në këtë roman që lexohet me një frymë , siç e ka vënë re Prend Buzhala, te shkrimi i tij me titull:
REALITETI ALTERBATIV-ENIGMA E PËRSOSJES SË BOTËS , autori ka përshkruar , në mënyrë brilante, vështirësitë e kapjes së thelbit të bukurisë dhe të shfaqjeve të pashpjegueshme të natyrës.
Ka përdorë metafora dhe imazhe poetike për të shprehur vështirësitë e kuptimit të thellësisë të realitetit(fq.29.Në këtë mënyrë autori ka arritur të krijojë një realitet alternativ , përkatës , përmes Enigmës së Përsosjes (së Botës , Natyrës, të Bukurës, etj.,më kontrastive nga realiteti historik , shoqëror ,jetësor e estetik(po aty,fq.295).
Pjesë të ndryshme të romanit përfshijnë një gamë të gjerë temash dhe imazhesh duke eksploruar bukurinë , kërkimin e identitetit , dashurinë dhe shpirtëroren në një mënyrë të pasur dhe të hollësishme.Kemi në këtë roman pasqyrime poetike të pakrahsuesme si p.sh.
“Frymëzimi është kurorë e Zonjës së Rëndë, Zojës Shkodër , Zonjash Arbëreshë.Këngë e mbrujtur me dhimbje , në oazën e bartjes së autoktonisë me mallin e mallëngjimin sa deti , me detin në mes dhe Gjergjin e Motit të Madh në çdo altar shtëpie , ikonë krenarie dhe identifikimi”(fq.96).
Te romani në fjalë , autori ka shprehur, ç’është e vërteta,jo vetëm filozofinë jetësore por edhe filozofinë e qëndresës.Për më tepër , ironia e lëkurës së gurtë në këtë roman në fakt është ironi e jetës , që në fakt bëhët sinonim i njeriut që vuan shumë,që duron shumë por ql më në fund triumfon. Krejt kjo filozofi fundanentale është shprehur bukur dhe me shumë ekegancë tek njëmbëdhetjë kapitujt e romanit, titujt e të cilëve janë:
I.LËKURA E GURIT,
II.NOFKATARËT ,
III.MBRESA E DRUAJTSHME,
IV HARTA ETNIKE ,
V.ZBARDHËLLIME,
VI.SHKALLMIMI ,
VII.SYNIMI ,
VIII.DYTËSHORI ,
IX.EPSHORI ,
X.TË PUTHËSH PREJ VETËTIMAVE ,
XI.DOGMA .
Në fund të romanit është shkrimi analitik me titull :
REALITETI ALTERNATIV -ENIGMA E PËRSOSJES SË BOTËS(fq.293-300) i Prend Buzhalës që ëshrë botuar në shqip dhe anglisht.
Krejt në fund të këtij shkrimi le të theksojmë se botimi i këtij romani shënon një mement të ri në letërsinë bashkëkohëse shqipe jo vetëm në Kosovë.Prandaj si i tillë është mirë që ,për shkak të vlerave shumështresore që ka,të lexohet dhe rilexohet.