Agim Pipa

*Romancë…
Kur perëndoi dielli
anijet u mblodhën si guaska shumngjyrëshe
buzë detit, në Jalë.
Zbritën të përqafuar nga një prej tyre
dy frymë binjake, dy dashuri – perla;
ajo – me sy të zjarrtë
dhe ai
me krahë marinari që e mbështollën
venerën e rënë nga qielli.
Nuk u bë asnjë betim,
nuk pati asnjë lajm.
Të dashuruar
ata i thanë po shpirtrave,
detit, diellit që po ikte
yjeve që po ndizeshin lart në qiell,
anijes, ku lanë mijra puthje
dhe rërës ngjyrë argjendi
ku, rruazat e detit,
morën trajtën e syve të të dyve.
Mbrëmë, për ata
ishte nata e fundit e plazhit…