Romani i gjashtë i Tyran Prizren Spahiu


Romani i gjashtë i Tyran Prizren Spahiu, “ATEISTI”

pohon dhe dëshmon në roman se tre segmente kërcënojnë planetin dhe njerëzimin në tokë.

1. Religjioni

2. Paraja

3. Femra

Këto tema kam shtjelluar në romanin tim më të ri ” ATEISTI”

Mund të mos pëlqeni, mund të kundërshtoni, por edhe mund të pëlqeni, shprehni dëshirën të lexoni….

Tyran Prizren Spahiu

fragment nga romani “ATEISTI”

New York

Më mbërthen buzëqeshja magjike e një prindi përcjellur nga kënaqësia e brendshme shpirtërore e ngrohtë e lumturisë. Natyrisht m’u kujtuan dy fëmijët e mi në Brooklyn, New York. Por edhe hija e zemërimit ma rëndon shpirtin derisa imazhi i saj shfaqet para syve të mi, po ajo, ish bashkëshortja ime që tani jeton me një zezak. Fati i të ziut, mençuria e ish bashkëshortesë time Summer, dëshpërohem kur mendoj për këto krijesa, jashtëzakonisht më shumohen ndjenjat para apokaliptike, tejet fuqishëm ndërgjegjen më dhunojnë. Më gozh-don pikëpyetja a janë në gjendje fëmijët të edu-kojnë!?

Them mençuria, ajo është e lindur për të komplikuar jetën, harmoninë e buxhetin familjar! Në zemër ende ndjej skllavëzim mod-ern, definitivisht Luciferja është e vetëdijshme në rast se ajo vë kurorëzim me zezakun atëherë nuk do merr nga unë mbështetje financiare!

Jeta është e pamëshirshme, shteti më detyron që mbi gjysmën e pagës t‘i japi Summer në mënyrë që fëmijët të kenë siguri jetësore, familjare e shkollim.

Janë këto momente kur tej çdo mase urrej jetën, njerëzimin, ligjet që në çdo formë të mundshme më tmerrojnë gjendjen emocionale, ardhmërinë e një gjoja mëkatari që u martua me një femër të tillë!

Summer, në fillim jeta me të ishte më se tërheqëse, por me kalimin e kohës, gjegjësisht kur vajzat erdhën në jetë, në pyetjet e mia ku kalonte kohën pas orarit të punës ajo më anashkalonte duke u buzëqeshur ose duke më ofruar puthje e dashuri të zjarrtë. Natyrisht unë si mashkull dorëzohesha epshit dhe nuk doja të përsëritja të njejtën pyetje. Por kupa u mbush, sjellja e saj sa vjen e më acaron nervat, shpesh fare nuk përgjigjet pyetjeve të mia, lehtazi largohet në dhomën tjetër.

Andaj një natë vendosa të përcjelli, natyrisht mora pozicionin përballë vendit të saj të punës, veturën parkova në errësirë.

Ajo doli nga dera kryesore, u befasova pasi që ajo vetë hipi në makinën e saj dhe u nis. Në kthesën e dytë u kthye në një drejtim për mua pakëz të njohur, deri në restaurantin bregdeti. Ishin tre gra të ulura në dy tavolina që ishin të bashkuara, pas saj erdhën disa kolegë, besoj se janë të punës.

Aty prita për disa orë derisa gati të gjithë gjysmë të dehur u larguan nga lokali dhe ajo me veturë u kthye në shtëpi. Vërtet, nuk pashë asgjë të dyshimtë, andaj nga kureshtja pyeta me kend ka qenë pas orarit të punës, ajo u përgjegj me disa shoqe, në të vërtetë kolegë. Pastaj vura re se ky gjest i imi ishte tejet i ulët, andaj një veprim të tillë spiunazhi nuk do doja të bëj më, përkundër faktit se shumë herë isha në dilemë të bëj edhe një inspektim, çastin e fundit kam ndërruar mendjen. Në fund ndodhi, disa muaj të fundit tërë pagën ajo e shpenzonte për qëllime të veta. Fjalosjet vazhduan me intensitet të shtuar, herë herë doja të godisja, por në momentin e fundit një durim brenda meje nuk më lejonte. Për këtë virtyt tejet domethënës duhet të falenderoj trajnimet në qendrën e specializimit të sigurisë në South Carolina, kryesisht në këtë vend ushtrimet psikologjike janë mbajtur.

Dy-tre muajt e fundit ajo vjen vonë në shtëpi, shpesh e dehur, madje dyshoj se ka filluar të marrë lëndë narkotike, por mbi të gjitha injoron vajzat. Kohët e fundit edhe unë jam i angazhuar në misione, ndaj nuk dihet se kur mund të shkojë në shtëpi, nuk kam orar të caktuar. Kur kthehem në shtëpi, kontrolloj frigoriferin dhe shoh që nuk ka përgatitur asgjë për drekë apo darkë, vetëm ka blerë pizza të ngrira.

Disa herë ndodhi, në të vërtetë u detyrova të pres ardhjen e saj, andaj zakonisht kyqi televizorin për të pritur. Çdo ardhje e saj shoqërohet nga ofshama dhe përplasja e derës kryesore. Unë bëhem sikur fle dhe nuk reagoj.

Freskët më kujtohet kur një natë erdhi më shumë se e dehur, pas shumë pyetjeve dhe kërcënimeve nga ana ime situata u përkeqësua, në fund vetë pranoi faktin se ishte me një koleg pune në një motel, por se u pendua dhe u largua me shpejtësi nga moteli. Natyrisht unë këtë nuk besova. Kuptova se më në fund asnjë durim këtë nuk mund të toleron, andaj godita disa herë në fytyrë dhe që nga ajo natë marrëdhënia ynë me shpejtësi marramendëse mori tatëpjetën dhe zakonisht si ndodh një mbrëmje kur u ktheva në shtëpi, gjeta letrën lamtumirëse, ku gjithashtu ceket decidivisht se ajo ka lënë punën dhe do t’u kushtohet fëmijëve.

Pas një hetimi që bëra kuptova se dyshimi im ishte i bazuar, ajo ishte larguar me një koleg të saj, përkatësisht me personin me të cilin po takohej kohët e fundit. Gjegjësisht me zezakun e mallkuar i cili gjithashtu ishte i martuar, por tani i shkurorëzuar.

U riktheva vetmisë. Disa muaj orari im ishte punë-shtëpi-punë. Gjatë tërë kësaj kohe ndjeja rebelim shpirtëror, ndërsa në anën tjetër kërkoja qetësi, të cilën nuk arrita të fitoj. Mbi të gjitha më shqetësonte gjendja financiare, pagesat e ndryshme që vinin në fund të çdo muaji më mundonin thua se e kam thikën në fyt. Pastaj mbështetja financiare për Summer dhe vajzat hipokrizi e gjyqësisë.

Gjatë procesit të shkurorëzimit, gjykata caktoi Summer si kujdestare e vajzave, ndërsa unë mund t’i vizitojë gjatë gjithë ditës një herë në javë. Kjo mjaftonte, por shpesh kam dëgjuar, tani edhe vetë u bëra shembull se në fillim më shpesh vizitoja fëmijët, por me kalimin e kohës vizitat u bënë të rralla.

Po, dreqi nuk qetësohet, nga vizita e fundit nuk kaloi shumë kohë kur një ditë heret në mëngjes dëgjova trokitje në derën hyrëse!

Hapa derën, tek shkallët ishin dy policë dhe një civil i moshuar.

-Mirëmëngjes, urdhëroni!

-Mirëmëngjes, ju jeni Valter London?

-Po!

-Unë jam nga Qendra sociale për fëmijët pa strehë, quhem Clark Gibson, ndërsa policët janë nga qarku i lagjes.

-Çfarë ka ndodhur?

-Emri i gruas së juaj është Summer Smith London, dhe keni dy vajza të mitura, apo?

-Po, ku është problemi?

-Polici do ju skjaroj, pastaj unë do vazhdoj.

Polici, një person trup shkurt, me mustaqe dhe i dyti më i ri, si duket janë koordinuar kush do më drejtohet. Polici i ri shikjoi anash ndërsa i shkurti mori fjalën.

-Zotëri London, do të futem menjëherë në temë, mbrëmë bashkëshortja e juaj dhe një person tjetër i cili drejtonte automjetin, duke udhëtuar në qendër të qytetit kanë shkaktuar aksident në komunikacion. Kur policia ka mbërritur në vendngjarje pas një kontrolli rutinë, ka arritur të kuptojë se të dy ishin nën efektin e alkoolit dhe gjatë kontrollit në bagazhin e veturës së tyre kanë gjetur sasi të konsiderueshme të drogës.

-Mund të imagjinoj, më tregoni ai personi i dytë ka qenë zezak, apo?

-Po. Natyrisht që të dy u arrestuan dhe në stacionin e policisë kuptuam se ajo ka dy fëmijë, dhe se babai i tyre legjitim jeni ju, ndaj një ekip i yni shkoi në banesën e saj i mori fëmijët dhe i vendosëm në Qendrën sociale për të mitur.

Tani të dy policët u kthyen në drejtim të punonjësit të qendrës.

-Ja pra, mbrëmë kanë kaluar natën në qendër dhe më urdhëresën e gjyqtarit dhe qendrës ne erdhëm tek ju.

-Më keni zënë ngushtë, nuk di çfarë të ju them!

-Zotëri London, në rast se lejoni ne do futemi mbrenda në ambient shtëpiak pasi që dëshirojmë të ju bëjmë disa pyetje shtesë.

-Natyrisht, urdhëroni.

E kuptova realitetin e hidhur, kam mundur ta imagjinoj një gjë të tillë, pasi Summer gjithmonë mundohej të paraqitej në formën dhe mënyrën më ekstravagante në shoqëri. Në ndërkohë njëri prej policëve ndërhyri.

-Zotëri London, zotëri Clark, ne kërkojmë ndjesë, kemi shumë punë për të bërë, detyra na fton, doemos duhet të kthehemi në bazë, ndërsa juve ju dëshirojmë ditë të mbarë.

-Faleminderit shumë policë të nderuar.

Posa u përshëndetëm unë dhe Clark hyrëm brenda.

Kam përshtypje se më ka rënë mali në kokë. Fluturimthi mendimet tentojnë të gjejnë rrugëdalje. Duke ditur faktin që babai para shkurorëzimit ka kaluar shumë kohë me mbesat e tij, andaj patjetër që do ta përfshij edhe atë në këtë.

-Urdhëroni uluni dhe ç’dëshironi të pini?

-Faleminderit shumë, por edhe unë duhet të kthehem në vend të punës. Më duhet të ju informoj dhe të ju pyes kur mund të vini në qendër?

-Tani, menjëherë!

-Mirë, mund të shkojmë bashkë, ju lutem më tregoni ku punoni pasi që duhet të plotësoj formularin.

-Punoj në sigurimin e shtetit, më shumë nuk kam të drejtë të ju tregoj.

-Keni ndonjë dokument?

E nxora kartën e identitetit nga xhepi i pasmë, sapo e vuri re këtë, zyrtari i qendrës ndryshoi të gjithë sjelljen, u transformua në një njeri tjetër, zëri i tij mori një ton shumë më të afërt, më të butë dhe padyshim më të kujdesshëm.

-Ju lutem zotëri London, në raste të tilla kërkojmë edhe dokumentin e atësisë, sigurimit shëndetësor, por nga ju nuk do kërkoj.

-Edhe diçka dua të ju them, babai im është veteran i luftës, andaj edhe ai do angazhohet dhe kujdeset për fëmijët.

-Vërtet familje fisnike, nuk kam asnjë pyetje tjetër, ju lutem tani të shkojmë.

-Mundemi, por unë së pari do lajmërohem bazës, pas pak çastesh do të jem gati dhe do ju shoqëroj.

Shkova në dhomën tjetër dhe me telefonin zyrtar informova bazën pastaj me telefon privat edhe babain.

Jam i qetë, por edhe i vetëdijshëm që më pret një kohë e vështirë, megjithëse nuk kam nevojë të nxitoj, doemos duhet të analizoj mirë çdo lëvizje përpara se të vendos se ku mund të akomodohen fëmijët.

Me veturën e Clarkut shkuam në qendër. Hyrëm në fjetore, vajzat ishin ende duke fjetur.

-Zotëri London, më lejoni të ju propozoj derisa të zgjohen vajzat mund të shkojmë në zyren time dhe përfundimisht të marrim një vendim, pajtoheni?

-Sigurisht, por dua të ju informoj që tani unë do marri vajzat, poashtu informova edhe babain ai së shpejti do vjen tek unë në shtëpi.

-Zotëri London, pa dyshim me këtë vulosët të gjitha pyetjet e mia, vetëm kam nevojë të plotësoj formularin se në pajtueshmëri të plotë me Qendrën ju do merrni dhe kujdeseni për fëmijët deri në përfundimin e çështjes, respektivisht deri në mbylljen e rastit të ish bashkëshortes së juaj, tani vetëm kam nevojë për nënshkrimin e juaj.

-Mirë, derisa të plotësoni ju formularin unë do të shkojë të zgjoj nga gjumi çupëzat e mia, besoj se është në rregull?

-Ju lutem, urdhëroni!

Sa të çuditshëm janë fëmijët, sapo hapa derën e dhomës ishin zgjuar dhe mbledhur disa vajza dhe djem po luanin, posa më vërejtën, pushuan lojën dhe Joanna, pastaj edhe Troya kërcyen, u nisën të më përqafojnë. Si zakonisht Troya filloi rrëfimin.

-Babi, ne ishim duke pritur mamin kur erdhën dy persona të panjohur, një femër dhe një mashkull, na ofruan ushqim dhe thanë se duhet të shkojmë me ta. Unë i tregova se jemi duke pritur mamin, ajo, femra e re, bukuroshja tha se mami për një kohë nuk do të vjen dhe se duhet të shkojmë me ata. Pastaj më shkrepi mendja dhe thashë të informojnë babin, poashtu ajo femra e re pastaj pyeti për emrin tëndë, ku jeton dhe në fund tha se babi i juaj së shpejti do të vjen.

-Ja, shihni se erdha, ejani më përqafoni vajzat e mia të dashura.

Derisa ishin duke u afruar, në sytë e Joannas vërejta lot, me siguri përjeton këto çaste tejet vështirë ndërsa sa arrita të shoh Troya mbahet mirë.

Posa më përqafoi Joanna filloi tregimin e saj.

-Babi, kur dëgjova zhurmën e makinës shkova në dritare, nga aty pashë poashtu se me bukuroshen erdhi edhe policia, por policia qëndroi jashtë ndërsa të tjerët hyrën mbrenda.

-Joanna, ju ishit vetëm në shtëpi?

-Po babi, mami para se të dal nga shtëpia tha se është ende ditë dhe ajo nuk do të vonohet dhe se nuk ka nevojë të thërrasë dado. Kur filloi të errësohej Troya telefonoi mamit, ajo përsëri tha se nuk do të vonohet, por për çudi pas pak erdhën të panjohurit dhe policia.

-Mirë, tani unë do dali të rregulloj disa dokumente dhe së shpejti do kthehem dhe të ikim në shtëpi.

Jashtë një befasi e këndshme, ra zilja e telefonit dhe erdhi mesazhi nga Veterani se është duke na pritur në shtëpi.

Vendimin se fëmijët vijnë me mua shpejt firmosa dhe me veturë të Qendrës u nisëm për në shtëpi.

Fakti qëndron i palëkundur, ne jemi bazament i dobët si prindër, jemi tejet të pandërgjegjshëm, hymë bashkëjetesës zakonisht të joshur nga dy paga, mundësia për të arritur diç më tepër në jetë. Pastaj sjellim në botë fëmijë të cilët pa kurrfarë faji bëhen pre e virtyteve tona lirisht mund të them të djallëzuara. Çfarë mund të presim në të ardhmen, si do të edukohen fëmijët, kush do të kujdeset për arsimimin e tyre, shumë pyetje pa asnjë përgjigje!

Ndjesia e frikës për fëmijët më rrëmbeu, di se babai mund të ofron ndihmë për një kohë të kufizuar më tepër as nuk kam drejtë të kërkoj.

Më ra ndër mend se afër banesës është një institucion që shërben si kujdesi ditor i fëmijëve, por ata punojnë deri në muzg! Çka pastaj, unë punoj pa orar, nuk dihet kur dhe në ç’moment dhe sa gjatë mund të jem i ftuar në mision. Një herë kam biseduar me Summer për institucionin Çerdhe me konvikt, më kujtohet se kushtonte gati sa gjysmë paga ime.

Futur në këto mendime arrita në shtëpi, u falenderova qendrës dhe me vajza u futëm në ndërtesë. Nuk i tregova çupëzave për Veteranin, pasi që paraprakisht dija se ai vazhdimisht organizon befasi dhe doja që vajzat të disponohen.

Pikërisht kështu ndodhi, në dhomën e fëmijëve kishte vendosur dy dronë, njëri i verdhë dhe tjetri ngjyrë vjollcë, ndërsa vetë ishte fshehur pas derës.

Britmat e vajzave arritën kulmin kur që të tre dolën jashtë, unë isha në korridor, dolëm jashtë dhe në parking të ndërtesës filluan të lozin me drona. U befasova sa shpejtë arritën të operojnë këtë teknik të vështirë, posaqërisht Troya e cila nga dritarja futi dronin në banesën time, pastaj sërish pa kurfarë problemi arriti të nxjerr nga aty.

Në ndërkohë babai më ftoi anash.

-Ç’kemi Valt, ç’ndodhi, ku është Summer?

-Ndodhi një e papritur që më befasoi, ajo është në burg, mbrëmë e kanë zënë me drogë, asgjë më tepër nuk di!

-Ishte vetëm?

-Jo, me zezakun.

-Ç’do bën tani me fëmijët?

-Nuk di, për këtë të thirra, mund të më ndihmon?

-Natyrisht, por kjo nuk është punë për një, dy ose tre ditë, mendoj se duhet të planifikojmë për një kohë më të gjatë.

-Veteran, unë nuk kam mundësi materiale t’i dërgoj në Çerdhe me konvikt, ndërsa kam mundësi t’i vendosi në Qendrën sociale, por kjo nuk më pëlqen pasi që e kanë orarin e caktuar të punës.

-Dëgjo, fillimisht merr disa ditë pushim, pastaj do shohim çfarë do bëjmë, ndërkohë, unë do të transferohem tek ju për një kohë të shkurtër.

-Mirë, do e thërras shefin tim dhe informoj rreth rastit, pasi që jemi të obliguar.

-Mos harro, thuaj se je me mua dhe përshëndete, ai do kupton.

-Hej Veteran, njeh ti shefin tim?

-Natyrisht, që nga dita kur konkurove të punësohesh.

-Ç’thua or ti!

-Ja pra tani erdhi koha të të tregoj, unë me shefin tëndë kemi biseduar gjërë e gjatë rreth konkursit dhe pranoj se edhe unë kam gisht në punësimin tëndë.

-Pse këtë më heret nuk më ke treguar?

-Nuk e pashë të arsyeshme, por e pranoj që jam shumë i kënaqur me punën që bëni.

-Nuk kuptoj?

-Shpesh dëgjohem me shefin respektivisht mikun tim dhe interesohem, ndonjëherë edhe ne veteranët jemi të kyqur në ndonjë mision më të rrezikshëm për të mbushur ndonjë zbrazëtirë.

-Ti, në mision!?

-Kaq, nuk dua të bisedojmë më për këtë. Tani kemi problem më rrënjësor, andaj të drejtojmë energjinë në këtë sferë.

-Ti je një formulë për mua që nuk e kam zgjedhur kurrë, tani do të thërras shefin dhe të tregoj rreth rastit dhe se që nga ky moment, në të vërtetë përkohësisht fëmijët janë në kujdesin tonë.

Biseda me shefin zgjati më pak se dy minuta, posa i përmenda Veteranin kam përshtypje se u befasua por nuk tha gjë, vetëm më uroi suksese dhe për çdo risi sërish duhet të njoftoj. Ktheva kokën në drejtim të Veteranit, ai vetëm buzëqeshi dhe pastaj vazhdoi.

-Valt, unë besoj se tani Summer intervistohet, prandej në mbrëmje unë do të shkojë në stacionin policor të shohë dhe informohem rreth situatës, pajtohesh?

-Definitivisht po, dua të di rreth rastit.

-Edhe diçka do kërkoj prej teje, por paraprakisht më dëgjo me kujdes.

-Shkrepe.

-Valt, do doja të qetësohesh, këtë mund të arrin vetëm në rast se gjen një femër të ndershme, e cila është e punësuar dhe të vazhdon jetën si i ka hije një anëtari të familjes London.

-Nuk di ç’të them, unë mendoj se së pari më duhet të tejkaloj këtë situatë të palakmueshme.

-Jeta nuk zhvillohet në klube të natës vazhdimisht në kërkim të ngushëllimit shpirtëror, doemos njeriu ka nevojë për qetësi në jetë, unë këtë nuk arrita dhe shpresoj se ti mundesh.

-Do bisedojmë për këtë më vonë.

-Dëgjo, do të doja shumë që ti të merrje frenat e jetës nën kontrollin tënd, të qëndrosh i fortë dhe të krijosh një çerdhe familjare.

-Veteran do bisedojmë?

-Të përfundoj, sheh si jetoj unë, kaloj jetën në udhëtime, nëpër klube të natës duke ditur se një ditë do pendohem, mosha nuk kursen, pleqëria mund të godet pamëshirshëm, por tani për tani kjo jetë më pëlqen. Nuk do doja që edhe ti të bën jetë endacaku në kërkim të dashurisë tek vajzat e dyshimta që nuk të meritojnë.

Fjalia e fundit zgjoi këmbanat në trurin tim, u vërsul në qendër të ndërgjegjes e vetëdijes! Mendoj se Veterani ka të drejtë, tërë jeta ime pas shkurorëzimit është duke u ngatërruar me ndjenjat, por një jam i sigurtë, kjo jetë edhe mua më pëlqen, me një kusht, shpresoj që Summer të martohet ose të gjejë një punë dhe të më çlirojë nga shqetësimet e mbështetjes financiare aq të larta dhe sa i përket moshës së shtyrë, as që dua ta mendoj. Tani për tani jam i kënaqur me vetmin dhe pa kurrfarë obligimi ndaj asnjë femre. Një herë e kam djegur veten, nuk do të doja të përsërisja të njëjtin gabim.

Më në fund muzgu dorëzohet kohës aq të mirëpritur kur Veterani do shkon në stacion policor. Kam përshtypje se koha u ndal, akrepat e orës u ngadalësuan, andaj me një kafe në dorë dhe në dorën tjetër birra dola në verandë. Ndeza një cigare, dy, tre, mora edhe një birrë duke mos larguar sytë nga rruga.

Dhe më në fund ja Veterani tek është duke ardhur. Shkova në dhomën e ndenjes për të pritur.

-Ç’kemi Veteran?

-Kam lajm posi opiumi që jep siguri dhe hap shtegun e pavarësisë së personalitetit.

-Bukur, mund të përshpejton lajmin, natyrisht që jam më se kureshtar!

-Dëgjo Valt, sipas të gjitha gjasave zezaku i Summer do pranon tërë fajësinë, gjegjësisht për pluhurin e bardhë ajo nuk ka qenë në dijeni.

-Veteran, je i sigurtë, nga kush more këtë lajm të mrekullueshëm?

-Po pyet shumë, do të përgjigjem për të të qetësuar, por mos më bën më pyetje, mirë?

-Mirë, më trego!

-Nga një njeri i imi që punon në gjykatë, andaj mos u brengos shumë, së shpejti do lirohesh nga robëria e kohës por jo edhe nga robëria e mbështetjes financiare.

-Plakush, je i mrekullueshëm, kurrë nuk do të mund ta shpërblej atë që ke bërë dhe po bën për mua.

-Mos harro, ti je gjaku im.

-Faleminderit shumë, Veteran. Po, para një ore vajzat shkuan në dhomën e tyre të vjetër dhe janë duke fjetur, një kohë të gjatë i kam shikjuar, lirisht mund të them se kuptoj thënien tënde ”Ti je gjaku im.”

Veterani nuk tha asgjë, vetëm mori një birrë nga frigoriferi dhe doli në verandë. Nuk doja më të bezdisi, e di se ai jashtëzakonisht shumë çmon qetësinë dhe vetmin.

Të nesërmen, ndodhi parashikimi i Veteranit. Heret në mëngjes erdhi Summer, u befasova kur e pashë para shtratit tim.

-Hej, mirë se vjen, si hyre brenda?