
Rosa e daulleve të ëndrrës…
Hënën
Si bukëfiqe,
Mbaja,
Ne duar
Dhe nata
Kaçurrele,
Heshtjen
Pikonte,
Ne gjethet
e limonit.
Xhironim
ne fushat
erëmira,
vaporin
e betonte,
në dete-gruri.
Me një thes
Ngarkuar,
me gjithë
meloditë
e botes
dhe një rosë
harrakate,
ne dasmë
vrapoja.
Vapori
betonit
në dete-gruri,
me mua
Shën kozmai
fluturonte.
era u bie,
daulleve,
të dasmës
dhe rosa
ne thes
egër
këndonte.
Qyteti,
për dritën
qëndisur,
të ëndrrës,
Dashuri
e pafund,
ne shpresat
e çmendura..
Në fjalët
e zhveshura,
Ku nata
shijen,
humbet…