Rovena Shuteriqi-Botë bardhë e zi



Rovena Shuteriqi

Botë bardhë e zi

Dyzet ditë që gjethet ndaluan fëshfërimën midis tyre. U ngrinë sikur ishin stamposur në një lëndinë afisheje. Zogjtë të ngjirur nga cicërimat e këngëve të kënduara më parë, thua se kishin pirë ujë nga “Burimi i heshtur”. Bletët nuk shiheshin më në fluturim mbi pistilët e luleve. Zukatja e tyre dhe e gjinkallave nuk dëgjohej më askund. S’pipëtinte më asgjë dhe heshtja mund të vriste edhe memecërinë e “Botës së fjetur”. Kushdo shurdhohet nga kjo mosekzistencë e padrejtë. Gjithkush, ndihet jetim i braktisur në shkretëtira të pafundme. Kjo vjeshtë i shkundi dhe gjethet e fundit, e degëzat e pemëve morën trajtën e gishtave të deformuar të shtrigave përrallore. Gjethet e rëna ngjasojnë me numrat e akteve të filmit që xhirohet dhe personazhi është vetëm një, i cili në epilogun e tij mungon, por shfaqet në sekondën e fundit, “Shenjtor”.

About Post Author