Rovena Shuteriqi:Oh, Hermes!!


Rovena Shuteriqi

Oh, Hermes!!
Besoj se ti bëre thagmën tënde sot, që pëshpëritur lehtas në veshin e atij, sot dëgjova zënë që prej kohësh ishte zvenitur zgëqeve të harresës së trysnuar. Ndjeva dridhmat në timbrin e çdo tingulli të fjalëve që më drejtoi të pathëna kurrë më parë dëgjuar prej buzëve të tij që belbëzonin çmendurisht kur prekeshin me të miat. Qeshja e tij më kujtoi mornicat kur trupin ma mbulonin si gjembat e një iriqi kur frigohet nga e papritura.
Sa më kishte munguar çdo gjë e tij!
Zemra më gufoi prej haresë, prej ndjenjave që kohë kishin rënë në një gjumë letargjik dhe shkopi magjik i lajmëtarit të perëndive të Olimpit, më shkundi nga koma e detyruar.
S’dija kujt t’ia interpretoja me fjalë këtë gëzim sysh që shkëndijuan si xixëllonjat në një natë të errët. Kuptova që pemët sythçelën nga fëshmërima e përpëlitjeve të gjetheve që harliseshin flitrueshëm nga puhiza të ngrohta lajkatare. Dëgjova pulëbardhat, që me pendëkrahët e tyre i trokisnin madhështisë së detit për të pushtuar magjinë e shtrirjes së tij. Fundmuaj i surprizueshëm që i dhuron hapësirë lumturie muajve në vijim.