Rovena Shuteriqi:Vështrimin hodha tej horizontit…


S’di pse vurkosan sytë, kur ti sot më përshëndete.
M’u mblodh një komb në grykë, pa mundur të belbëzoj.
Zemra u ngushtua, si gishti nga unaza e vjetër prej kohësh harruar.
Duart nisën të dridheshin, si krahët e zogut përpëlitur në grahma.
Vështrimin hodha tej horizontit,
atje, ku rrugët kryqëzohen nën rrezet diellore.
Ndjeva të më pështjellin kujtimet si fashot kur plagosesh.
Lëshova shpirtin të rendë gjurmëve që koha i kish latuar.
Para teje u ndjeva përsëri, si dikur të dashuruar.

About Post Author