Lakmia
Mos më thuaj
Nuk e dinja…
Çfarë është mirë
Por prano
Se je dorëzuar
Pa luftuar
E lakmia
Ty për hunde
Po të tërheq
Mos më thuaj
Se këto ujëra
Ku je zhytur
E ku noton
Janë të pastra
Porsi kristali
Paraja të ka verbuar
E se kupton
Sa shumë ngjason
Me krimb të zi
Të një moçali
Në jetën tënde
Nuk të pamë
Në ndonjë punë
Ballin djersitur
Për pasuri
Ndër milionerët
Emri yt
Është i rradhitur
Na e thuaj pra
Si e vure at’ pasuri
O bastard
O i paudhë
O faqezi
Në atë llum
Të mëkateve
Ku ti je zhytur
E për çudi
Ndihesh mirë
Sillesh si ” zotëri “
Por dinjitetin tënd
Vetë e ke mbytur
E asnjë vlerë
nuk të ka mbetur
Gjallesë je
Por kurrësesi…njeri
26 / 1 / 2021
Rrahim Billa / Albania
Të gjitha të drejtat e autorit
janë të rezervuara
