Rrahim Billa-Të lutem


Rrahim Billa

  

Të lutem

Të lutem ty , moj erë pranverore…

Përse nuk më merr në krahët e tua?!…

Qytete , fshatra…male e bregore.

T’i bie kryq e tërthor dheut…dua…

Të ndalem shpesh në male të harbuar!

Çdo grimcë magjie të tyre , ta ndjej.

Ku kënga e zogjve , s’ka të pushuar!

Qetësi e shpirtit më mungon…ta gjej.

Të sodis atë shpërthim , si me magji!

Të sytheve , të luleve…gjethnajës.

Çaste të bukura , gjer në madhështi!

Sikur gjëndesh…mu në mes të parajsës.

Hera – herës , nëpër pyll…dhe të vrapoj.

Pastaj të ndalem diku i magjepsur!…

Disa drerë , tek vrapojnë…ti shikoj.

Ato me siguri…diçka do t’i ketë trembur.

Banorët e pyllit , gjithnjë nxitojnë!

Secili ka njê punë për të bërë…

Me lëvizjet , zërat…të befasojnë!

Si aktorë të zot , sillen të tërë!…

Dua edhe natën , në pyll të qëndroj.

Në pyll dhe nata ka magjinë e saj…

Çfaqja e natës…ndyshon pakëz , besoj.

Mund të ketë edhe klithma në thirra vaj!

Të pres kur prek tokën , rrezja e parë!

Luftën në mes dritës e errësirës…

Pastaj era të vijë , le të më marrë…

Ndoshta të më çojë mes shkretëtirës!

Në fusha e në ara…të më çojë.

Të mjella me misër apo me grurë.

Tek fryn era…gruri të dallgëzojë.

Kënga për to , më mbeti pa u thurë.

Të shkoj nëpër fshatra , kudo që gjënden.

Dua që njerëzit e punës…t’i takoj.

Në shpirtin e tyre të lexoj dhëmbjen.

Më pastaj , melhem për plagët t’ju dhuroj.

Në qytete e fshatra , anë e kënd…

Mes njerëzve në gëzime e fatkeqësi.

Gjithësecilit në shpirt , t’i bëj pak vend.

T’i përjetësoj , ndoshta…në poezi.

Me njerëzit , me zogjtë…dua të flas.

Po ashtu me bimët , drurët… e pastaj.

Vdekja , po të dojë…të vijë më pas.

E le të më marrë në mbretërinë e saj.

Qershor , 2010

Rrahim Billa / Albania

Shk. nga lib. “Thërrime Diamanti”

About Post Author