Rrahim Sadiku-HIJENA


Rrahim Sadiku

HIJENA
Gjithnjë më ndjek pabesisht
Të ushqehet me gjakun tim
Të më gjymtojë pa shërim
Vdekjes sime për t’iu gëzuar
Gëzohem unë nga mund i saj
Shëndoshem jetës që dua
Vrapin marr të jetoj jetën
Zë rinor më shoqëron kudo
E të stërkeqet ajo
E të vajton ditën e natën
E të ankohet pse nuk dorëzohem
E të kërkon nga ujku ndihmë
E të thërras gjallesat e lira
E të nisim punë të dëlira
E të na shkëlqejë në sy e mira
E të na shpërthejnë qindra dëshira
E hijena o ajo
Bërë asht e lëkurë
Nuk do të bindet se te unë
Kurrë s’do të gjejë viktimë të shtrirë

About Post Author