Rrahim Sadiku:Me Vlorën e Flamurit


Rrahim Sadiku

Me zemёr jemi nё Vlorё,

Tё gёzuar, tё pёrkorё,

Te Ismaili madhёshtor!

Po gёzojmё si na ka hije –

Nё kёtё zgjim shqiptarie,

Plot me vrulle ardhmёrie,

Hedhim valle gjallёrie,

Lartёsojmё godinё Shqipёrie:

Dymijё vjet nёn robёri,

Pёrjetёsisht nё liri,

Me Flamrin Kuq e Zi,

Tek valёvitet nё lartёsi,

Tek e mbajmё me dashuri,

Tek e kemi thellё nё gji!

O, ndjehemi shumё krenarё,

Pёrqafojmё botёn mbarё,

Krenarisht shkojmё tutje,

Po, ndёrtojmё epokё tё re!

27.11.2021

About Post Author