“Rrahja e krahëve të fluturës”
përkthyer nga Irma Kurti

Në atë çast vetmie
Me pafuqinë e nënshtruar
Krenarinë e plagosur
Dhe zemrën e thyer
Dikush kërkon të heqë prangat
Kufizimet e kësaj bote të ndyrë
Por papritur brenda vetes dëgjon
Rrahjen e krahëve
Të një fluture plot ngjyra,
Në qiellin blu gati për fluturim
Një zë i brendshëm
I mbushur me shpresë
Që hap një shteg në univers
Një pëshpërimë
E butë dhe qetësuese
—Dëgjoje! —
Për të fluturuar mbi pengesat e jetës gjithmonë.
SHALINI YADAV, INDI
Përktheu në shqip: IRMA KURTI