Majlinda Pajaj
Lexoj ditarin që kujtime më ngjall,
kur vërtetë preka dashurinë,
në atë kërcim valsi të parë,
dy rrahje zemre, në një u shkrinë.
Era vraponte përmi re,
dhe flokun e lagur e thura kurorë,
luanim me shiun dhe të gjithë qeshnin me ne,
buzëqeshjen tënde e kam mbajtur në dorë.
Kaloj koha dhe ngjiza melodinë,
tastierë muzike si nga Beethoven,
në përjetësi refrenet vijnë,
në klithma shpirti zemrat ngrohen.
Mos e humb kurrë, orën e pritjes,
është si një det që lartëson dallgë,
në mol anija, po pret që të niset,
nxito të lutem, eja sa më parë.
Ditët kërkoj dhe pakëz dritë,
mos të ngrijë malli aq sa pritjen ta ndjej,
mjergull e verbër aty brenda në shpirt,
të përcjell ty, kur pran më vjen.
Një kopësht me lule, për ty e mbolla
të dehësh shpirtin dhe buzët ta dinë,
se kur t’i puthësh do ndryshojë dhe koha,
do tretet në diell dhe ajo për dashurinë.
MAJL
NEW YORK