Kujtoj , kur e vogël m’shehesha n’krahnuerin tand,
kur vrahsha e pada m’rridhnin lotë,
ti m’shikjoje drejt n’sy e m’flisje me pak ton,
( nuk ka veç gjana t’bukura bijë jemja n’kët botë ).
Kujtoj , kur zemërohesha si çdo vajzë n’rritje,
e mbyllja derën ikja jasht si erë,
ti t’m’qëlloje kurrë nuk më ndiqje,
m’flitshe e pritshe q’i zemërimi t’mbinte nji herë.
Kujtoj ,kur uleshe afër mejet kur vetëm n’dhomë mbyllesha,
shikjoje kur shkrueja mbi fletën e bardhë,
duhet shumë durim bijë n’jet m’thojshe,
(se gjanat e bukura vijnë me sakrific,kahdalë ).
Kujtoj , kur u nisa ,ika lerg n’kurbet,
sytë tuj Babë , ishin mbushun lotë,
m’puthe ,m’shtrëngove e më the : Bijë….
( kurrë mos e harro truellin tand ,për kurrgja n’kët botë ).
Kujtoj ,kur nig’joja zanin tand ….
largsija,mosha jote ikte e pa’kohë e unë ?!
e kur fatkeqsija gërset n’humbje t’nji Biri n’tandin prag!
Ti ,thjesht kët mundje me m’thanë : banu e fortë ,n’dhimën tande jam edhe unë.
Kujtoj ,Babë ,po kujtoj mos mendo se kam harrue,
( ku linda ,ku u rrita, e m’rritët ju t’dy),
tesh e di na ndan kohë e vend,
( po jo kurrë ,kurrë nji dashni ).
Kujtoj ,kur vij ,ti fluturon,
bahesh djalë i ri ,m’thue : rri edhe pak,
ehh, kjoftë mallkue primend ky mërgim,
( po unë jam atje , jam i jueji gjak ).
Jam Shqiptare Babë, e kurrë s’ndihem tjetër,
e as ka vend tjetër n’zemrën teme e s’ka kurrë me ken,
unë i përkas atje atij truelli,e shpisë tonë t’vjetër,
n’zemër e shpirt nuk ka tjetër vend .
Kujtoj, gjithçka …i mbaj mbrenda mejet,
e kanjiher ti tham : kur flas me ju ,me ty…
m’rrite ,m’rritët si duhet Babë e s’kisha dasht kurrë z’g’jedhje tjetër,
( ishe princi mbi kalë dje ,sot je drita n’t’mitë sy ).
………………………………… ………………………………..
Foto : Baba jem ,n’vendin na t’bukur n’botë .
Shkodër para pak vitesh.
( E di se kët javë e ke nji luftë me e ba po unë të uroj o afër ,o lerg do e fitosh ,do ja dalim bashk prep )!.
Autore:
