1.
Rrathët:
ardhur nga mjegullina të gjelbëra.
Vdekatarë të pa tretur nga vjeshta.
2.
Rrethi i parë:
pesë rruzuj.
Përgjërohen nënpetalet.
Unaza verbuese prej sermi,
safi.
E palarë në ar.
Rritur në lartësi.
Zgjatur në gjatësi.
3.
Kupa-qelqurinë e luleve.
Rrethi i dytë:
në sy të harkut.
Është zbritja e harkut të kupës.
Kujt do t’ia lerë në derë,dëshminë ?
4.
E ezauruar gjithshka.
Përkundrejt vendngjitjes.
Në thellësi.
Zjarrmi petalesh.
5.
Skalitësi.
Petale të bashkuara.
“Mbretëri gjelbërore”.
6.
Hark i kurorës.
Rrethi tretë
:Nën dy harqe urash.
Zbret,
në këtë botë bulbash ngjitje.
7.
Harku i parë i triumfit-
kupa.
Harku i dytë martesor-
kurora.
Shtrat bardhosh i virgjër i luleve.
Flenë thekët.
