Rrëfim i trishtuar-Sheqere Sina


Nga emigrimi u ktheva erdha në shtëpi.
Prindërit kishin vdekur,nuk gjeta njeri.
Brënda trupit tim, një boshllëk e kisha,
të qaja një hall s’kisha me kë flisja.
Dola në bregut detit, mërzitur shëtisja.

Lotët çurk më rridhnin edhe me zë qaja.
Tej ku rëra heshtte, pashë dikë e shtanga,
një vajzë e bukur, ulur ish pranë detit .
Me kokën rrëzuar, të mos shihnin njerëzit.

Eh, me vete thashë, ç’ndodhka o njeri,
një zemër, plagosur mbushur mirësi .
një shpirt rrezatuar, vetëm çiltërsi…!

Lotët i rrëshqisnin ngadalë mbi faqe,
iu afrova lehtë, si lules në bahçe.
Edhe pse s’e njihja m’u drodh gjithë trupi.
mbi mollëza, i ngrohtë më rrëshqiti loti.
iu afrova pranë dhe i fshiva lotët,
përmbi gishtërinj, copë u grinë botët.

Ajo iku tutje, e trembur, me vrap.
M’u duk se vraponte heshtur nëpër natë.
Prisja që të zbardhte, prapë të bëhej ditë.
Nëse lotë do kishte, prapë t’i fshihja sytë.
Harrova që vetë, sytë më ishin tharë,
brengën pata shoqe, brengë me të qarë.

Kjo dhembje njerëzore më bëri të fortë.
Renda bregut detit, vajzën për ta gjetur.
Trishtim edhe plagë, plot paska kjo botë,
por dhe lumturia brenda qëndron çelur.