Rrëfimi i AntonMazrekut për Matish Prendushin


Gezim Llojdia

Anton Mazreku ka shkruar për Matish Prendushin. E ka njohur që në vogëli deri kur artisti bëri udhë në kryeqytet dhe komeditë transmetoheshin në radiostacionin shqiptar. Por Mazereku në rrëfimin e tij për Matishin sjell te dhëna me interes te panjohura deri me sot. Ndërkaq duhet shqyrtuar mundësia se Antoni e njihte Prendushin qysh në vegjëli të tij. Kur jeta e Prendushit ndërpritet, Antoni merr penën dhe shkruan: “Matish Prendushi ka vdekë i ri shkruan te gazeta ‘Drita’,viti 1937 , nuk ka qene më i madh se 32-33 vjeç. Nëse do të gjendeshin rrethana më të mira ekonomike dhe gjendja e tij shëndetësore do të ishte ndoshta më e mirë, ndonëse talenti i tij ishte i jashtëzakonshëm. Matishi cilësohet se nëse do të ishte gjallë do t’i kishte dhënë një frymëmarrje të gjerë asaj që ne e quajmë lëvizje teatrore. Mirëpo misioni i Prendushit mbyllet në një kohë kur talenti i tij ishte pikërisht në kulmet pra ai kishte cekur maja dhe burimi shpirtëror. Ikja e një artisti me talent të padiskutueshëm është një dhimbje e rëndë për komunitetin që e ndjen në shpirt . Pikëllimi për këtë ikje shpreh edhe autori.Ka vdekë, do të thotë Mazreku, trupi i Matishit ka shkuar në varreza atje ku bota është e shurdhër dhe moti pas moti trupi firon nën ftohtësinë e baltës. Konvertohet një ditë në pluhur, baltë. Mbetet pas, gjurma që ka lënë njeriu. Jemi të përkohshëm në këtë botë, udhëtarë të saj dhe vetëm gjurma na bënë të dallojmë. Ndërkaq iku shpirti, kënga e engjëjve do të mendohet kështu fatsjellëse. Madje ka gojë që thonë se me engjëjt udhëtojnë shpirtrat. -Ke dëgjuar or mik kur thonë: jepe shpirtin or burrë se erdhi engjëlli për ta marrë! Dhe emri i këtij engjëlli që udhëton me shpirtrat nëpër hapësirë. Duke folur për ikjen Mazreku ka shkruar Matishi ka vdekë tue qesh ose duke e shikuar si artistë jetën dhe vdekjen . Për fatin e artistit sa janë gjallë lozin me dynjanë, shprehet Antoni , dhe kur vdesin askush nuk i bie ndërmend për ta. Mirëpo gjurma që ka lenë Prendushi është gjurmë e thellë. Bukurisht bukur është. Kështu një ditë jetës iku edhe Matishi artisti. Ai la gjurmë në teatrin tonë. Thuhet se ai iku pikërisht kur komeditë e radios kishin marrë dhenë. Ikja e tij është si nëpër ëndërr. Erdhi si të gjithë në botën tonë. Iku artist i vërtetë. Iku nëpër qiej të Zotit.Ikjen në gjuhën e përgjithshme i themi vdekje, mirëpo në gjuhët e besimeve do të mund të quhet shtegtim, mërgim etj.Edhe për ikjen e Matishit koha kur flitet janë vitet ‘30 të shekullit të XX. Anton Mazreku duke përdor gjuhën tonë shprehet:”Ka vdekë Matish Prendushi.” Ndërsa pas ka vjetësh do ta quaja ka shtegtuar Matishi ose ka mërguar shpirti i Matishit, prej këtej nesh. Si e përshkruan Antoni, artistin që në vogëli të tij.E kam njohur qysh të vogël dhe kemi qenë shokë shkolle .Ishte shumë i zgjuar dhe kishte një marëdhënie te çuditshme ishte ndër nxënësit më të mirë të klasës. Në një rrëfim që i sjell gazetës në fjalë Antoni shprehet për Prendushin: “E mbaj mend si sot ishte një ditë e ftohtë dimr. Binte shi me rreshkë. Dikush ja kishtekallëzue punën e Matishit mësuesit tonë e mësues kishte ardhë me i pa nxënësit e vet tue lujtë theatër. Kishte zënë vend natyrisht në karrigen e nderit. Sall, një odë e vogël për të mos thënë ishte mbushur plotë e përplotë me spektatorë. Tue vu re mësuesi si klasa e tij ishte kompmplet aty ai nuk mujt me ndejë pa i thënë një prindi. Kish të më vijoshin edhe mue në shkollë si njëkështu si i vijnë Matishit na kënaqtë e shkrinte së qeshuri i shkreti Matish. Një plak që kishte zënë vend njatje në fund të odës, në galerin popullore e që sksihet vecse një dhëmbë në gojë i thotë shoqes së vet: U këtij i raftë pika veç.” Duke folur për artin që bënë Prendushi dhe karrierën në rritje të tij, Antoni shprehet: ”Matishi asht rrit e burnue nuk është më artisti i një grumbulli shokësh.Tash është artisti i turmave. Matishi tash lot në salla të vërteta. Sidomos ndër ato të kinemave të kryeqytetit ndërmjet të shfaqjes së parë dhe të dytë të një filmi.Talenti i tij admirohet prej të gjithëve. Prendushi është një artist që ka marr nga jeta brumin dhe frymëzim për komeditë e tij. Ai flet gjuhën e tij dhe si i këtillë ai kishte bërë shumë admirues dhe vend nëpër faqe të gazetave, që dilnin në Tiranë.Me ikjen nga jetë të këtij artisti siç pohon edhe Antoni flitet për vitin 1937 dhe duhet kuptuar koha kur bënë fjalë, emri i tij ka pasur vend të nderuar. Ai i ka shërbyer teatrit në gjininë e komedisë. Kur shpirti i hapërdahej qiellit të Zotit, mosha e artistit shkonte diku mes të 33 –ve. Nëse Matish Prendushi do të kishte jetuar më gjatë vepra e tij si artist do të ishte më e madhe. Mirëpo kufiri i tij përfundonte aty dhe më tej bëhej i pamundur.Ka një fakt që emrat e mëdhenj të artit, muzikës dhe letrave si për çudi apo një misteri të pa zbardhur ikin shpejt nga kjo botë. Apo ndoshta i fshihen asaj. Nëse Anton Mazreku, që kishte skicuar tek “Drita” këtë portret në vitin’ 37 pohonte: ”Ka vdekë Matish Prendushi duhet ti bëjmë pas 70 viteve një korrigjim të vogël besoj. Matishi nuk ka vdekë. Jeta është e shkurtër por gjurma e Matishit është e pranishme . Diku emri i tij përmendet në gjininë ku ai luajti ndër zanafillë të teatrit tonë. Mirëpo në kuptimin letrar thënia, ka vdekë mos duhet kuptuar thjeshtë është larguar nga kjo jetë Matishi, artisti që e deshëm, që na shkrinte së qeshuri, artisti që rrojti pak dhe pa dha shumë. Antoni cek edhe dy faktorë si kushtet ekonomike dhe gjendja shëndetësore. Matish Prendushi ishte ndër ata artistë të viteve 30, që i dhanë artit, letrave, dhe shtypitshqiptar një shkëlqim të ri. Mirëpo dihet se ajo që është shkruar në librin e jetës ka shënjuar 33 vjet as edhe një më shumë dhe as më pak asaj. Kësaj nuk i është shmangur dot as artisti Prendushi. Ikja e Prendushit ngjau kur komeditë sapo kishin filluar të transmetoheshin në radio dhe atëherë dëgjuesit e kryeqytetit shqiptarë kishin filluar të ndjenin magjinë e valëve që përhapte në eter, zëri i Matishit , kurse ikja e tij ishte humbje edhe për radiostacionin. Mirëpo mërgimi i pafundme i Matishit nuk ka kthim.Mërgoi për atje nga ku erdhi shpirti i bardhë i dlirë dhe prej artisti.

About Post Author