Rrëmujë-Donike Rrethej


Donike Rrethej

RRËMUJË.
Jam si këta ditë…
e plogsht,
e vrazhd ,
e kur jasht ?!
Ernat vallzojn si shpirtna t’ligj përtej,
e kur dielli m’shehet si sakat mbas malit ,
kur endem edhe unë e prehje s’gjej ,
thjesht m’rreh me grushte ndjenj e mallit.
Jam si këta ditë…
me diell ,
me shi ,
e lazdrueme si aja era e marrë,
shpirt i pa’rehatuem ,
her vdes e her gjithçka q’i prep m’ringjall.
Jam si ajri ,
q’i rreh gjithandej ,
e zemrën ma mbushë trishtim e mall,
jam e brishtë ,
e trishtë ,
e m’duhesh ti pra me m’mbajt zemrën giallë.

Jam sot e tëra nji planet krejt e rrëmujshme,
sa kohë e ftohtë ,
e vrazhd,
e trishtueshme.
Kohë !
Q’i motivet q’i ke ti vën tana n’provë,
e t’ndjek si hije edhe ty.
Jam si këta ditë ,
e plogsht,
e vrazhd,
se malli me grushte m’rreh e m’djeg për ty.