Rreth Flamurit ishit mbledhë,po zemrat kishit Flamur…Lutfi Mema


RRETH 🇦🇱FLAMURIT ISHIT MBLEDHË,PO ❤️ ZEMRAT KISHIT 🇦🇱FLAMUR…

Poemë

(Kushtuar atdhetares MARIGO POSIO, dekoruar

me çmimin “FLAMURI I KOMBIT”, e cila bashkë

me shoqe të tjera gjithë natën e 27 nëntorit ngjyrosën

shqiponjën në flamurët për Ditën e Shpalljes së Pavarësisë…)

Thonë nga pajë e nusërisë,

Marigo, flamurin nxore,

shqiponjën kishe qëndisë,

në flamurin për fitore.

S’e vure syrin në gjumë

ti, Marigo, atë natë,

do përgatisje flamurët,

syshqiponjë e duarartë.

Duke ngjyrosur flamurin

dhe shqiponjën me dy krerë,

Marigo, ty të ndrin nuri,

në sy kishe pranverë.

Në sy kishe agimet,

që vinin për Shqipërinë,

kishe lulet e çdo stine,

çelnin me pavarësinë…

Ndrin flamuri, dritë agimi

në dorë Ismail Qemalit,

zëri i tij si bubullimë,

ushton deti, zgjohet mali…

Në Vlorë Ismail Qemali

përmbi male hedh vështrimin,

Shqipërinë shpall: të mosvarme,

shqiponja nis fluturimin…

Si sirenë buzë detit,

Marigo, ti buzëqesh,

ece në dallgët e jetës,

diell që ndrin midis resh…

Trondit një tërmet i rëndë,

Turqia ndjen drithërimin,

shqiptarët gjithë në këmbë

i ka mbuluar gëzimi…

Qe flamuri ynë i kuq,

qe ky simbol i lirisë,

që bashkoi zemra e puskë,

zgjon frymëmarrjen Shqipërisë…

Me qylafë të bardhë borë

zbritën në Vlorë ata lebër,

ti u stampoje shqiponjën,

ata shtohen, ngjishen zemrat.

Stampove 500 flamurë,

që Vlorën e zbukuruan,

atdhetarët s’u përgjunjën,

këtë ditë kanë ëndërruar.

Flamurët si lulëkuqe pranverë me lule sjellin,

Vlorën e veshin si nuse,

rrugët janë mbushur me diell.

Me flamuj në dorë, krenarë.

krahështrënguar gegë e toskë,

ti dhe ata zemrat zjarr,

kënga ju ka mbledhur tok.

Gjoks i malit, majë e shkëmbit

skuqte nga ai flamur,

deti derdhte shkumë argjendi,

pëflakej gjithë ajo udhë…

Vlora me flamurë veshur,

sytë e saj mbushur me dritë,

thërret populli i mbledhur:

“Lumthi ne për këtë ditë!”

Në qiell hëna e bukur

përreth saj yjet vallëzojnë,

Vlorë, e ke dëbuar muzgun,

agimet të lumturojnë…

Shumë nëntore do të vijnë,

ti do ngrihesh si shqiponjë,

ai flamur do të prijë, brezat, që para marshojnë.

Marigo, vitet që vinin,

ti do të vuash nga sytë,

sëmundja të merr shikimin,

që flamurit i dhe dritë. 1*

Ata sy, që ndiznin yjet,

mbetën në atë flamur,

që vallëzon lart në qiell,

lulëzon në çdo shkëmb e gur…

Vlora me lot në Zvërnec

të çon, nga jeta u ndave…

Pushon në një varr të thjeshtë,

por me histori të madhe…

Marigo, në bust e gjallë,

kështu ti mbete përjetë,

me një bukuri të rrallë,

shqiponjë e qëndisur flet…

Degë pemësh si kurorë,

Marigo, ti dritë lëshon,

vello rri mjegull e hollë,

ndërsa ti po rrezaton.

Koha si lumë do të rrjedhë,

ajo ditë s’harrohet kurrë,

rreth 🇦🇱 flamurit ishit mbledhë,

po ❤️ zemrat kishit 🇦🇱flamur …

Lutfi MEMA

Personalitet i Shquar i Arsimit Kombëtar

1* Marigo Posio vitet e fundit të jetës kishte humbur

shikimin nga sëmundja e tuberkulozit, (e pashëruar

për kohën). Nga kjo sëmundje i kishin vdekur më

parë djali dhe dy vajzat e saj. Vdes në vitin 1932, në

moshë të re, e përcjellë me lot e nderime nga populli i Vlorës.

Komente:

“Edhe shumë të tjera! Shumë bukur, profesor Lutfiu! Për ju urojmë gëzime dhe të mira!” (Teuta Kastriot Zekaj)

“Shumë bukur, Lutfi! Të përshëndes!” (Ateme Zhupaj)

“Shumë bukur! Krenari Kombëtare flamuri, simbol i kombit, i fitoreve tona!” (Sotira Poçi)

“Lexova vlera për një patriote, që mbeti në histori me gjestin e saj në shërbim të pavarësisë së vendit…” (Lida Lame)

“Shumë bukur, profesor Lutfiu! Vargjet e përsosura, të shkruara me ndjenja dhe me respekt për atdhetaren Marigo Posio! Të lumtë dora, profesor! Të uroj suksese në poezitë e tjera!” (Dhora Bomba)

“Pena juaj ka shkruar dhe do të shkruajë shumë bukur”. (Kristina Margariti)

“Profesor MEMA, ju përshëndes për penën e artë, që shkruan për atdhetaren Marigo Posio me vargje shumë të bukura! Ju uroj shëndet dhe lumturi juve dhe familjes suaj!” (Evgjeni Papa)

“Përshëndetje kolegut tonë të nderuar dhe të talentuar Lutfi MEMA!” (Noke Abilekaj)

“Sa fjalë të pastra e të kthjellëta! Më vjen para syve historia e Marigosë, sikur kam jetuar me të…Shumë bukur!” (Mariza Bucaj Dhamaj)

“Shumë urime profesor Lutfiu për penën e artë dhe frymëzuese! Dashuria dhe krenaria për vlerat e kombit, mesazhi më i bukur për brezat. Respekt për ju, profesor, ju përshëndes! Respekte për penën dhe mesazhet që përcillni profesor! Marigoja lartësohet dhe nderohet për aktin e saj atdhetar, frymëzuese dhe shumë e paharruar nga pena juaj!”(Natasha Llanaj Përpunja)

“Shumë urime, profesor Lutfiu për shkrimet shumë me vlerë dhe të pikasura! Respekt!” (Xhorxhi Taullaraj)

“Ja dhe perla e radhës, nga ish-profesori im. Faleminderit për kënaqësinë që na dhuroni! Suksese dhe shëndet! Përshëndetje , profesor! Uroj veç ditë të gëzuara për ju! (Frosina Vasili)

“Bukur shumë, ringjallje kujtimit të përjetshëm! Pena juaj qëndis art, si dora e heroinës flamurin. Respekt pa fund dhe dashuri ju dërgoj”. (Alexandra Saliou)

“Bukur shumë e ke qëndisur, i nderuar koleg! Të përgëzoj dhe të uroj në radhë të parë shëndet të plotë dhe penën siç e di ti të mprehtë!” (Myqerem Memushaj)

“Ata dhe ato nuk kthehen më…Detyra jonë është të ndjekim shembullin e tyre!” (Pëllumb Alikaj)

“I lexova dy herë vargjet e profesorit Lutfi Mema. Më duket sikur Marigoja është gjallë dhe prapë do të qëndisë flamurët për festat, që po afrojnë…Respekte për vargjet e dala nga shpirti, profesor Lutfi, që janë aq emocionuese! Ndihem krenar dhe me dinjitet, kur lexoj vargjet e profesor Lutfiut, që na bie të pavdekshme shqiponjën Marigo Posio në Ditën e Flamurit…Kush qëndisi simbolin e Kombit (Flamurin)? Kush qëndisi personalitetin, prestigjin, dinjitetin, Pavarësinë e Kombit? Këtë e gdhend në vargje Lutfi MEMA. Marigoja, shqiponja e Kombit duket nëpërmjet vargjeve të Lutfiut sikur fluturon në ajër veshur me flamur, atë flamur, që ngriti Ismail plaku! Janë me të vërtetë vargje, që na inspirojnë të gjithëve…Respekte, profesor Lutfi Mema! Ju urojmë gjithë të mirat! Si gjithmonë profesor Lutfiu, është ai, që zgjon ndjenjat e shqiptarëve dhe ngre peshë zemrat në vigjilje të Festës së Pavarësisë nëpërmjet këtyre vargjeve të gdhendura plot mjeshtëri për të shenjtën Marigo që qëndisi flamurin e Kombit tonë. Në cdo përvjetor të kësaj feste të madhe Kombëtare, Lutfiu na e bie të gjallë, të pavdekshme dhe te perjetshme Marigon, sepse kështu di t’i këndojë dhe t’u thurë lavdi profesor Lutfiu personaliteteve, që luftuan dhe i dhanë kombit tonë krenarinë dhe Pavarësinë. Gëzuar Festën e madhe të Pavarësisë, profesor Lutfi Mema! Ky urim ju takon juve të parin, që ingranoni ndjenjat tona në këtë festë të madhe nëpërmjet poemës dhe shkrimeve tuaja.Respekte, ju urojmë shëndet!”(Harilla Bombaj)

“Urime, profesor Lutfi Mema! Duke lexuar m’u duk vetja sikur isha i pranishëm në Ditën e Pavarësisë, në mesin e tyre…Të përshëndes me shumë respekt!” (Bujar Sinani)

“Shumë bukur, profesor! Gjithmonë na ngjall emocione me vargjet tuaja! Respekte!” (Maksi Dhamaj)

“Shumë bukur, profesor Lutfiu! Vargjet e përsosura, të shkruara me ndjenja dhe me respekt për atdhetaren Marigo Posio! Të lumtë dora, profesor! Të uroj suksese në poezitë e tjera!” (Dhora Bomba)

“Bravo profesor Lutfiu! Poezia juaj e thurur në vargje letrare, kushtuar heroinës së Kombit tonë, Marigo Posio, që me duart e arta të saj qëndisi në atë flamur të kuq shqiponjën dykrenore në mes, që do valëvitej në Vlorë më 28 Nëntor 1912 nga dora e Ismail Qemalit me shokët e tij… Ju Profesor Lutfiu keni meritën e madhe jo vetëm se pena juaj rrëshqet mbi letër nga frymëzimi i Marigosë, por edhe, sepse e ngritët aq shumë lart këtë heroinë si shqiponjë mali, veshur me flamur, që fluturon dhe përhap simbolin e lirisë…

Profesor, ti përcjell tek ne nëpërmjet vargjeve për Marigonë emocione të bukura, që peshë zemrën ta çojnë nga akti patriotik i Saj. Të lumtë profesor, Profesor Lutfiu! Respekte! Bravo Profesor Lutfiu!

Je poet që të dhëmb zemra për të gjithë ata njerëz të shquar, luftëtarë, kudo ku ishin, që u përkushtuan me çdo çmim për pavarësinë e Atdheut të shtrenjtë! Një nga këta ishte dhe qëndistarja e flamurit tonë Kombëtar, i larë me gjak në shekuj, që u ngrit në Vlorë në vitin 1912. Lavdi përjetë Marigo Posio! I paharruar kujtimi saj!

Rrofshi dhe e kujtofshi!” (Inxhinier Zylfo Pasha)

“Urime, profesor, për vargjet e bukura dhe të spikatura aq bukur!” (Vjollca Cenaj)

“Si gjithmonë pena e artë e profesor Lutfiut ndriçon mendjet dhe mbush zemrat me gëzim… Bukur profesor Lutfiu, e lartësove deri në infinit, ashtu si pena e juaj e art(Argjir Agoraj)

“Ju uroj shëndet e lumturi në familje! Pena juaj e artë shkruante gjithnjë për Flamurin 🇦🇱. ❤️ juaj plot mall e mendja, që fluturon larg në Atdhe, të mbushin përherë fletët e bardha, që neve të na ngjallni mall e dashuri për ato vite e jetë, që kaluam në 🇦🇱. Me respekt Marinela Aliaj!” (Marinela Muçaj). )

“Më pëlqen që në këtë përvjetor lexoj vargje për gruan, që nuk u vlerësua nga ai regjim, kur jetoi…Asaj nuk iu dha asnjë titull në atë kohë. Këto vargje emocionuese janë si vlerësim për atë zonjë të flamurit…Urime, profesor!” (Jani Shametaj)

“URIME, URIME E SHUMË SUKSESE!”(Natasha Bombaj)

“Shumë bukur! Të lumtë pena dhe dora, që i qëndis kaq bukur vargjet! Gëzohem që je shendoshë e mire! Ju përshëndesim, Miku im!” (Minella Dafina Dhamaj)

“Urime profesor Lutfiu ! Pena juaj e artë ka gdhendur bukur portretin e heroinës Marigo Posio. Edhe njëherë urime e suksese!” (Vasil-Ermioni Bombaj)

“Urime, urime, suksese penës tuaj të artë!♥️”(Fane Feze Memaj)

“Tè pèrshèndes profesor!”(Ilia Seferi)

“Të përqafoj me mall!”(Nevila Osmënaj Moinete)

“Urime, jetë të gjatë dhe lumturi professor Lutfi Mema!” (Ilia Xamo)

“Urimet më të mira dhe respekt për penën tuaj, Profesor 🙏!”(Prof. Edlira Dhima)

“Urime, shumë suksese ju uroj Prefesor!”(Vagelio Bucaj Salamani)

“Faleminderit për punën tuaj me shumë vlerë për vendin tonë! Respekt e mirënjohje për profesorin tonë! 🤗”(Marinela Muçaj)

“JU UROJ SHËNDET PROFESOR, PËR PËRKUSHTIMIN TUAJ, ME TË CILIN NA KE BËRË DHE NE TË SHIKOJMË ME MALL ATO VARGJE TË BUKURA, TË NDËRTHURURAn ME KAQ MJESHTËRI PËR MARIGO POSIO! JU UROJ SHENDET!”(Kosma Lagia)

“Marigoja, Flamuri dhe Poema e profesor Lutfiut janë shkrirë në një të vetme,

që do ta quaja Patriotizëm. Urime profesor Lutfiu! Sa herë do të kemi 28 – nëntorin, do të kujtohen Marigoja ,Flamuri dhe Poema”.🌹🙏🌹🙏(Ilia Bombaj)

“Profesor, të falënderoj për kontributin tuaj për qytetin minator të Selenicës dhe gëzoni gjithë respektin tonë!”(Jeto Danaj)

“Urime dhe suksese Lutfi! Ju përshëndes!”(Ateme Zhupaj)

“Urime Profesor dhe suksese!”(Gjinovefa Bregu Ferko)

“Faleminderit për shkrimet që postoni!” 👍⭐😊🤗(Yllka Tsapi)