Rreth vëllimit më të ri poetik “Gruaja me këpucët e kuqe” i Autores Lulëzime Malaj-Nga Agim Bajrami


Rreth vëllimit më të ri poetik “Gruaja me këpucët e kuqe” i Autores Lulëzime Malaj,

që doli në qarkullim këto ditë nga Shtëpia Botuese “MUZGU”.

Botues: Mark Simoni

Redaktore: Laureta Petoshati.

Nga Agim Bajrami

         Poet

             Poezia e Lulzime Malajt në përgjithësi, është poezi e ngjyrave të ndezura shpirtërore,

që burojnë nga rrethanat dhe situatat… Si e tillë, ajo e ka të shkrirë në gen kontrastin dhe

shumëllojshmërinë e formave të shpalljes dhe reflektimit. Herë – herë ajo vjen tek lexuesi,

si një letër e nxehtë dashurie dhe malli, dhe herë të tjera, si një notë e përmallshme dashurie,

arratisur nga telat e një kitare, duke mos patur asnjëherë të njëjtën pamje dhe konfigurim artistik.

Pasqyrë besnike e një gruaje me temperament dhe shpirt rebel, që nuk e sheh kurrë gotën e jetës

asnjëherë gjysmë bosh, por gjysmë plot, komunikimi me të nuk mund të jetë i aq i lehtë dhe formal.

Në të vërtetë, poezi të tilla, nuk lindin për tu harruar menjëherë, sapo t’i lexosh, sepse ato ligj të parë

të tyren, nuk kanë hedhjen e impresionit, apo pasqyrimin e tij, por interpretimin e tyre, sipas filozofisë

dhe logjikës me të cilën është brumosur autorja