Rrethuar bustesh-Ligor Stafa


Përpos syve kureshtarë dhe jokureshtarë

ndien një kafshim të beftë,

një pëllëmbë të gipstë,

një tru dinak

dhe ndërkaq qëndron ose s’qëndron?

Qëndron apo s’qëndron në vendin

ku Vetja ka zënë vend?

Dhe ti, mbërthyer me të papranueshmen

pyet të pranueshmen:

Përse të mos lëshosh përsëri autografe

D.K. i Mançes,

Narcisi II?

Përse s’duan të të lenë

edhe këtu? Në këtë skaj

të sallës së madhe?

Përse,

kur ka ende vende të lira?