Rrethuar me cicërima zogjsh-Eva Gjoni


Rrethuar me cicërima zogjsh
që rradhë nuk kanë
Unë i vetmi njeri midis tyre
lutem të pushojnë
Dua tingull njeriu të më flasë
Mikrobota pushtoj botën
ti mikrobotën time mbanë
Eva Gjoni

Sa më dhëmb që të jam pranë
dhe shpesh nuk më njeh
Uron dikë që të shërben
Por nuk di kush jam unë
Të pyes sa fëmijë ke
Thua kam por jam e lodhur
nuk më kujtohen tani
Kthen kokën vështron një pikë
Nuk di çfarë mendon,ku shkon
Nuk do ta marr vesh kur
Do doja ta dije që në këto çaste të jam pranë
Që gruaja që nuk njeh jam unë
Por ka çaste që kthehesh pak
Thua kam një vajzë, emrin e ka si ty
Kam kohë pa e parë, kam mall
E unë jam aty pranë teje, një e huaj që sillet mirë
Por rrallë shumë rrallë e di që jam unë
Thua më mirë të shkoj, ti po lodhesh shumë
Më dhëmb përse duheshe të ndaheshim kështu.