Rrezatojnë dashuri-Berzat Sadiki


Ëndrrave mbiIlni lule dashurie

në çdo kohë e stinë,

ndërkohë do t’i shihni të çelura.

Ky do të jetë kopshti i jetës suaj.

Të mirë e të këqinj

do ta kthejnë kokën për ta parë.

Lulet e ëndrrave nuk vyshken.

Si zë stuhia.

Ato rrezatojnë dashuri

mbi stinën më të egër,

mbi ferrën më të ashpër,

mbi thikën më të mprehtë.