RREZET E PRITJES
Ditët
Po digjen majash
Nga rrezet e pritjes
Të thyhen
Nē pasqyrime malli
I mefshtë shikimi
Fshehur qerpikësh
Syve të zemrës
Udhë takimesh
S’po gjēnden
Asnjëherë shpirtrave
Gjurmë përqafimesh
Janë stampuar
Kujtimeve të ngrira
Dhe pse
Afshi i melankolisë
Po djeg.