Adelina Mina
“RRI GJITHNJË BUZAGAZ”
Në buzeshje ka bekim,
Shpirtit shëron brengën,
Dhe kur ballit ndrisin sytë,
Çelin mijërëza lule.
Në buzëqeshje ka bekim,
Ndizen shpirtit gazmime,
Ka aq shumë përqafim,
Ka një zemër aq të madhe.
Një buzëqeshje sa bota mallëngjyer,
Lumturinë e bekon në çast,
T’ mos dukesh e vrejtur a e pakënaqur,
Rri gjithnjë buzagaz.
– –
20.08.2024
@Tëgjithatëdrejtattërezervuara.