Rri me mua-Ukshin Morina


Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe këpucë me vrima me majë të plotë

Të dashur miq më lejoni të vi sonte me një poezi brilante nga mikja ime Labe, e cila vazhdon me natyrën e saj krijuese të sjellë për në roamnca të bukura poetike.

Gjej rastin që fort nga zemra ta falendëroj mikeshen time poete, e cila me pasionin dhe zjarrin e saj, vjen sonte si një puhi detare dhe shtrihet peizazhit të mbushur me ermimin pranverorë!

Rri me mua

Ah i dashur dielli im, ti që më ngroh timen zemër ,

rri me mua në këtë botë të vogël !

Lejo që zemrat tona të bashkohen si personazhet

në fundin e një përrallë!

Ah i dashur , në krahët e tu gjej sigurinê time kurse

në buzëqeshjen tënde gjej kuptimin e jetës sime

që më bën të rilind sikur lulja më e bukur e kopshtit

pranveror!

Ah ti diell im, ti që më vesh me dritën e burimit jetësor,

rri me mua në këtë udhëtim ku për çdo ditë ma rrit

dashurinë ashtu sikur muri i cili lartohet dhe ndërton

një kala te stërmadhe e cila kurrë nuk shëmbet!

O dielli im , ti që del përmbi male dhe zbret fushave

ngadalë

duke i buzeqeshur lules më të bukur,rri me mua

dhe mos u përhumb në retë e bojëhirta se përndryshe

lulja vyshket

e ndofta ,ndofta vdes pa tënden dritë…

Ah diell ,diell ,a e di se ti je ylli i qiellit tim që më bënë të

ndiej magjinë në çdo kohë e cila rritet brenda syve të tu

dhe aty unë nis të shoh universin kaltërosh?!

Ah ti dielli im ,o dashuri imja e pashmangshme,rri

me mua gjer në përjetësi e më përqafo me rrezet e arta !

Eja më mbërthe me krahët e tu rrezearta ,nën hijen

e yjeve ku bashkë të jemi perjetësisht ,se ti je shpirti im,

je sykaltri im, që më buzëqesh mëngjeseve e më fal

ngrohtësi!