Për ty çdo ditë njësoj dhëmb,
sepse syri të sheh,
dhe nën qerpik mban lotin,
se zëmra të ndjen,
dhe frymë nuk merr dot,
e gjithë qënia jote,
përfshihet në një protestë,
e kënga më e bukur,
vargje vaji, elegji të përcjell.
Shkruan dhe vargjet qajnë,
kanë brënda tyre plot mllef,
proteston për luftrat kudo janë,
të dhëmb çdo larje hesapesh,
kur një nënë cërrit mbi një varrosh,
kur dorën ndër fëmija nga uria,
një lule që shkel një kokë bosh,
të lëndon si përherë varfëria,
dhe mbi të gjitha padrejtësia.
Kjo jetë nuk është bardh e zi,
në ‘të ka edhe plot ngjyra,
ashtu siç ka shfrytëzim,
ka ndërrim stinësh natyra,
ka vdekje, por ka edhe lindje,
ka divorc, si ka edhe dasma,
duke kërkuar paqe në botë,
ulesh e shkruan nëpër netë,
dëgjueshëm një kaba me klarinetë.
E natyrshëm muza të vjen,
pjesë nga jeta të sjell,
në një ditë të bukur me djell,
e shpirti hap krahët si zgalem,
nga një apatik, bëhesh bohem,
gjithë bota e do vargun e poetit,
i këndon ëmbël dashurisë,
dhe i mbyll dyert dertit……
Rrofshin poetët…..