RROFSHIN POETET
Per ty cdo dite njesoj dhemb,
sepse syri te sheh,
dhe nen qerpik mban lotin,
dhe fryme nuk merr dot,
e gjithe qenia jote,
perfshihet ne nje proteste,
e kenga me e bukur,
vargje vaji, elegji te percjell.
Shkruan dhe vargjet qajne,
kane brenda tyre plot mllef,
proteston per luftrat kudo jane,
te dhemb cdo larje hesapesh,
kur nje nene cerrit mbi nje varrosh,
doren nder femija nga uria,
nje lule qe shkel nje kokebosh,
te lendon si perhere, varferia,
po mbi te gjitha, padrejtesia.
Kjo jete nuk eshte bardh e zi,
ne te ka edhe plot ngjyra,
ashtu sic ka shfrytezim,
ka nderrim stinesh, natyra,
ka vdekje, por ka edhe lindje,
ka divorc, si ka edhe dasma,
duke kerkuar paqe ne bote,
ulesh e shkruan neper nete,
degjueshem, nje kaba me klarinete.
E natyrshem muza te vjen,
pjese nga jeta te sjell,
ne nje dite te bukur me djell,
e shpirti hap krahet, si zgalem,
nga apatik, behesh bohem,
gjithe bota e do vargun e poetit,
i kendon embel dashurise,
i mbyll dyert dertit……
Rrofshin poetet…..
Tirane 19 08 2020
