Rrudhat e nënës-Violeta Kadriu


Ah, moj nëna ime e dashur

më e ëmbla e zemërplasur,

rrudhat fytyrën ta paskan gërryer,

oh,sa shumë jam mallëngjyer!

Shumë vite nuk t’i paskam vërejtur,

shumë kohë me ty nuk paskam ndenjur,

shigjeta dhimbjesh në zemër më ranë,

sytë e mi rrudhat kur t’i panë!

Sa shpejt po kalokan vitet,

shumë pak paskam ndenjt me TY,

dhembja sa vjen e më rritet,

lotë pendimi më rrinë ndër sy!

Sa të paskan rënduar vitet,

pa pasur kohë me t’i vërejt unë,

mos dhashtë Zoti e të jem fajtore,

që këto vërragë në fytyrë i more!

Nga çdo dhimbje e jote

lindi një YLBER,

nga çdo plagë e jote

shëndriti një HËNË,

shtatë djepa përkunde,

Ti me shumë mundime,

përkulem para teje,

NËNË,e shtrenjta ime!

Violeta Kadriu 2016 Podujevë

( Ah, sa më mungon NANË!)