Më thuaj kur fillojnë rrudhat në ballë e në sy?
Nisin atëherë kur ke një shqetësim sado të vogël.
Flet me vete dhe kujton vitet që shkuan si shi.
kur prek vetminë e ti dukesh si një gogël
kur në flokët e tu të bukur del e para thinjë.
Nisin atëherë kur e mendon veten si pleqëri
kur rrudha të vjen si miqë të rinj të paftuar
Ti jeton ende ditët e jetës me fisnikëri
dhe pse ato të shfaqen nëpër ballë e në duar.
Dalin kur dora nuk është më e butë e bardhë
kur një stres i madh të vjen çdo ditë
kur shijon aromën e lules së padalë
kur dëgjon ca këngë të reja me dashuri.
Ato e hapin portën ku është mëmësia e gjyshërimi
pranë një djepi ku një natë të tërë e gdhin
kur ecën në shtigje të vështira ku të pret fisnikërimi
e humbin dëshirat si gjilpëra e munguar një ditë
O mikeshat mos më shikoni ndonjë rrudhë të dalë
nëse nuk ju kanë ardhur, një ditë patjetër do tju vijnë
nuk dua të flas për ditën e parë kur kam qarë
po për atë ëndërr që akoma brenda meje regëtin.
Gina Kapaj Xhaferaj
