RRUGA E DASHURISË SONË


Eli Elvira

RRUGA E DASHURISË SONË

Në rrugët e zbrazura po eci e vetme,

Erën e dashurisë e ndjej si ditën e parë kur u takuam,

As dimri me shiun as erërat e forta as vera e nxehtë

Gjurmët tona nuk i shuan

Gjithçka ka mbetur e freskët si dikur.

Sonte aroma e jote më tërhoqi vëmendjen,

Ishte lajmërim për dashurinë që nuk vdes kurrë,

se n´atë zemër ku je ti, jam edhe unë.

Ngushtica ku ma rrëmbeve puthjen, qenka ruajtë,

Oh, sa të dashuruar atë ngushticë e kanë kaluar

me puthjet të zjarrta si Ne dikur…

Ky kujtim më ktheu n´atë rrugën time të gjatë

Që s´dua të mbaroj kurrë,

Kur më the, je poete e vargut të dashurisë,

Në fakt më the; je dashuria e vargut që e dua shumë….

Sonte të ndjej në çdo qelizë të trupit,

në buzëqeshjen time ti rri aty,

sapo i mbyll sytë ti vjen në ëndrrat e mia,

në zemrën time që rreh për ty e për mua…

Po, ti ecë nëpër rrugët e mia të gjata

Bashkë me hapat e mi të jetës, Ti je me Mua…

Mund të jetë një imazh i 2 persona, qiell dhe oqean

About Post Author