Rruga e jetës-Aferdita Kociraj Selishtaj


Rruga e jetës

Me djali që më donte

Një rrugë kishim marë

Unë ikja përpara

Ai vinte pas.

Unë e shoqëruar

Ai vinte vetëm

Me hapat tona ikte

As pas as përpara.

Nuk ma kishte shprehur

Që aq shumë më donte

Me ardhjen e tija

Më bëri të kuptoja.

I zgjuar u tregua

Dhe shumë na u afrua

Dhe këmbët i nxitoj

Dhe iku u largua.

Atje ku veja unë

Vente dhe ai

Në dasëm na ftuan

U pamë përsëri.

Dhe nga ajo ditë

Na ndoqi një jetë

Pa kuptuar fare

Ikën shumë vjetë.

Dhe rruga e jetës

Na iku aq bukur

Falenderoj zotin

Për atë rrugë që mora.