Rruga e kujtimeve…Eli Nebi -Plaku


Eli Nebi -Plaku

Në rrugën e kujtimeve
nisa që të ecë
Fillojë shiu i dhembjes
të trokasë në shpirt
Një dallgë e kripur,loti
më verbojë shikimin..
E vështirë kjo rrugë
oh,sa e vështirë!!

Stinët e jetës time
në këtë rrugë, takova
Pak petale lulesh, pak dritë,
pak blerim..
Mospërfillëse,jeta
por nuk u ankova
Në ëndrra, në shpresa
gjeta ngushëllim….

Kujtimet më morën
dhe shumë larg më çuan
Më mbështolli bora
ndjeva shumë ftohtë
Këtë ngricë kujtimesh
loti i ngrohtë s’e shkriu
Thashë:- të ndalojë udhën
të jetojë ditën,sot..!!