
“Rruga e pashkelur” përkthyer nga IRMA KURTI
RRUGA E PASHKELUR
E pasigurtë
si një trup që nganjëherë luhatet
midis jetës dhe vdekjes,
kështu ndodh të hezitojë edhe fjala
që e zgjuar nga gjumi letargjik
nuk e gjen udhën e saj me lehtësi,
rrugën e pashkelur
për tek poezia.
Germain Droogenbroodt
Itakë 5.1.2023
Përktheu në shqip: IRMA KURTI
Piktura “Poezia” nga Larysa Golik, Ukrainë