Rruga pa kthim-Horgito Hoxha


Horgito Hoxha

Zbardhur nga thinjat,vrarë nga lodhja,

Ne zemrën e tij ska më hapësirë

Ecën me hapin e borës në dimër

E mplaket e dockëzohet I mpirë!

Të gjithë te shohim me dhimbje,

E dimë qe do nisesh rrugës pa kthim.

Si bora qe bie ne malet e larta ,

Shkrihet e ikën trishtuar një ditë.

Petalet nga mjekra e artë,

Këputen e fluturojnë cdo ditë,

Dhe dhimbja jote po mbyll portat,

Te gatitet të marë ate rrugë pa kthim!

Une ze me sytë e mi të vjeshtëroj,

Stë ndal dot të nisësh ate udhëtim.

Do dal te porta e hekurt e perendisë,

Nga ku do të marësh atë udhe pa kthim!

Ke kohë qe ske nxjerë nje fjalë,

Malluar të degjoj bilbilin kur këndon,

Në mundsh të marësh një letër,

Më lerë nje këngë qe kurrë smbaron!

Vitet po rjedhin mbi supet e vrarë,

Nga dallgët e detit mbi shkëmbinj,

Ne hapat e tua kam ecur gjithmone,

Ti vetëm po ik në rrugën pa kthim!