Rrugë jete
Në shumë rrugë të dërgon jeta
Herë me diell e herë me shi
Të merr lugën kur shtrohet gjella
Të jep punë dhe pasuri
E të prish çka ke ndërtuar
Jeta shkon me shpejtësi
Të jep diell të ëndërruar
Ti kujton një shoqe shkolle
Sa fillon të bësh prapë shoqëri të mirë
Nëpër qiell mblidhen retë
Nëpër pyje vyshket druri.
Si pa dashur hyn në pus
Ku kërkon ndihme të dalësh
Buzë e tharë kërkon ujë
Kërkon lule portokallesh
Kërkon zjarrin për t’u tharë
Po të gjithë janë të shuar
Rrugë e jetës shkon më larg
Mungon ditë e lumturuar.
I vë gjunjët te oxhaku
Flas me vete nëpër vite
Kthehem prapë me mall te pragu
Në kujtime fëmijërie.
