“Rruge te zeza”
Poezi
Zhben nata turrin nxian,
drejt oazit blu te mengjesit,
dikush, dhimbes, tkurr gjymtyret,
rrugetimit, lodhetise, stermund
dhe ofshan turrin terr per ngutin,
zezanes qe kafshon boshin,
ku mbi gjeth kukuvajka belbit :
gjurmet e bardha ngarendin
mbi shpinen pergjakur te territ.
Fataliteti thyen gjethin e thare,
rrezuar kukujka zabelit, vdeke,
dot nuk mund dor’ e udhetarit,
zhegu tret sterralle, gure a shteg,
bitumin e minieres – shellire,
llangosur te miret e vendit heqkeq,
oh, rruget tona, te kuqe- gjak, dikur,
tash te zeza, si vet nata bere :
do t’ua leme trashegim brezave,
te vetmen pasuri, keto rruge te zeza.