Rrugëtim me mundime-Fali Ndreka


Fali Ndreka

Itali:

Kur isha i vogël më mbanin për dore,

Mbuluar nga tymi i ëndrrave për jetën,

Dhe malet më dukeshin se nuk do ti shkelja kurrë,

Por tani i rritur, me mundime pa fund, para tyre kërkoj vetëm të vertetën.

Malet i shkela me gjithë kreshta,

Me malet fola gjithashtu dhe me re.

Mes tyre u qetësova e para tyre unë heshta,

Por jeta më mësoj të jemë i matur e mbi të gjitha ta mbaj gojën me fre.

Premtimet e të shumë premtuarit

më bënë më të matur,

Tek to mësova dhe zbulova sekretin,

Të mos i besoj askujt të njohur e as bëj gjëra për ata,

As gjithë atyre që premtojnë të përmbysin malin e pijnë detin.

Miku më i shtrenjtë u ngrefos si gjel,

Ah,tha këtë punë, mos ki merak, shpejtë e mbaroj unë,

Por kur edhi fundi më ka lënë në baltë.

Dhe iku e u zhduk e nuk u pa më asgjokund.

Eh more miqë,sa e vështirë eshtë jeta,

Që ta mbashë fjalën, premtimin e dhënë,

Në ballin e shumë njerëzve si lule duket e verteta,

Por hileqarët dhe gënjeshtarët pozicionin e të ligut ata e kanë zënë.