Rrugëtim njerëzor-Dafiola Nepravishta


Rrugëtim njerëzor

Në këtë jetë frymon,

Qesh,qan,lodhesh e vuan,

Nje dite heq dorë papritur

Te nesërmen ke harruar.

Vijat e bardha të jetës,

Kalon duke nxituar,

Diku papritur ndalesh,

Dicka e ke harruar.

Si gur rëndon pendesa,

Po pas nuk mund të kthehesh

Brengën që ke në zemër,

Ti njeri rrëfeje.

“Kështu e ka jeta “,

Thua shpesh me vete,

Tek kjo frazë e vjetër

Gjen shpëtim e prehje.