Profili i një prej reumatologëve më të njohur e preferuar nga pacientët, jo vetëm vendas por edhe nga shtetet e rajonit.
Nga Halil Rama–Mjeshtër i Madh

Profesionalizmi i spikatur, implementimi me sukses i dijeve të fituara në të gjitha nivelet e arsimimit të prolilit mjeksor dhe karriera akademike do ta rendisnin dr. Fatos Hoxhën me elitën mjeksore shqiptare.
Tridhjeteshtatë vjet më parë, kur sapo ishte diplomuar me rezultate të shkëlqyera nga Shkolla e Mesme Profesionale “Sali Bruka”, Ujmisht, Kukës (1982-1986) , djaloshi simpatik Fatos Hoxha, kurrësesi nuk mund ta ndërpriste këtu startin e studimeve. Në sfidë me vështirësitë e kohës, ai do të hidhte vështrimin depërtues drejt së ardhmes për të realizuar ëndrrën e tij: të vazhdonte studimet e larta në të gjitha nivelet universitare të degës së mjeksisë.
Po. Më mirë se kushdo tjetër i asaj moshe, Fatos Hoxha e kish kuptuar se asnjë njëri dhe asnjë komb nuk do të mundet të zhvillohet në tërë potencialin e tij, nëse ai apo brezat e atij kombi, nuk arsimohen dhe nuk kërkojnë që të zotërojnë dijen që shoqëria njerëzore ka krijuar deri më sot. ta çojnë atë përpara e ta përdorin në favor të shoqërisë. Ndaj dhe që të arrinte atje ku dëshironte, në përputhje me sistemin arsimor të kohës, kreu po me rezultate të shkëlqyera Kursin Parauniversitar pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës (1986-1987), qëdo të shërbente si “paradhoma” për tek auditoret e Fakultetit të Mjeksisë të Univerasitetit të Tiranës, në të cilat do të ulej për herë të parë fillimvjeshtën e vitit 1987. Sërish sfidë jo e lehtë. Në harkun kohor të gjashtë viteve (1987-1993), ndoqi me zell, pasion e vullnet të parë studimet në Degën e Mjekësisë së Pergjithshme, Fakulteti i Mjekesise, Tiranë.

Kishin ndodhur ndryshimet epokale mes dy sistemeve, pjesë e të cilave qenë edhe reformat arsimore. Në Fakultetin e Mjeksisë së Përgjithshme po aplikoheshin programe e metoda bashkëkohore të standardeve perëndimore, dhe kjo nuk përbënte pengesë për studentin Fatos Hoxha. Përkundrazi ai do të dallohej për rezultatet në studimet e themelore të integruara. Si rrallë kush tjetër, djaloshi nga Ujmishti i Lumës me tradita të lashta atdhetare, por edhe arsimdashëse, arriti të bëj integrimin e informacioneve të fituara gjatë ligjëratave, orëve laboratorike si dhe nga studimi vetiak për të arritur gjer në përsosmëri. Dhe padyshim diplomimi “Mjek i përgjithshëm” verën e vitit 1993 do të ishte kurorëzimi i studimeve intensive që do t’i implementonte më pas suksesshëm në shërbim të pacientëve, pasi kishte kryer edhe Stazh Post-Universitar, Q.S.U.T (1993-1994).
1994-1996 – Mjek i përgjithshëm në Petrelë
Në dy vitet para të shërbimit si Mjek i Përgjithshëm në Qendrën Shendetesore, Komuna “Petrele” (1994-1996) menjëherë pas diplomimit, dr. Fatos Hoxha do t’i përkushtohej shërbimit me kompetencë e profesionalizëm ndaj pacientëve për të fituar përvojën e duhur profesionale dhe jetësore. Dhe padyshim jeta nuk e përkëdheli aspak, por zgjuarsia i dha vlerësimin e kuvendeve të odave lumjane nga ku kish trashëguar urtësinë e mençurinë e burrave të tyre, të cilën do ta përçonte mjeshtërisht edhe këtu në Petrelën e kalasë së lashtë me resurse turistike e potenciale të admirueshme njerëzore e intelektuale. Kënaqësi ndjeu kur vizitoi pacientin e parë dhe nga shërimi vetëm pas disa ditësh pasi i kishte dhënë ilaçet e duhura për ta kuruar nga reumatizma.
Mjeku F.Hoxha, me urtësi Sokrati, nuk do të mjaftohej kurrësesi me vizitat në një dhomë të asaj qendre shëndetësore, por do t’i ndiqte pacientët edhe në shtëpitë e tyre në të gjitha fsharat e kësaj komune, si: Petrelë, Gurrë e Madhe, Gurrë e Vogël, Mullet, Stërmas, Picallë, Shënkoll, Daias, Barbas, Mangull, Fikas, Qeha, Shytaj, Hekal, Kryezi, Përcëllesh e Durisht, duke u bërë dhe mbetur mik i veçantë i tyre. Dhe kjp jo rastësisht por pas një karvani të gjatë pune me stërmundime të mëdha, me përgjegjësinë e mjekut për jetën e njerëzve.


Gjatë atyre dy viteve nuk qe vetëm mjek por dhe një shërbëtor i papërtuar ndaj popullit, të cilit i shërbeu duke bashkëpunuar ngushtë me strukturat vendore të ish komunës së Petrelës, sot njësi administrative e bashkisë Tiranë. Administratori i kësaj njësie Sokol Kupi thotë se dr.Fatosi hyri në çdo votër petrelasi, ku shërbeu me profesionalizëm të lartë, ndaj edhe sot e kësaj dite ai gëzon nderim e respekt të veçantë, pasi nuk mbeti asnjë i sëmurë i kësaj zone pa i vënë dorën në ballë e pa i dhënë ndihmën e parë mjekësore.
Punoi këtu me devotshmëri e përkushtim për dy vjet si Mjek i Përgjithshëm dhe i Familjes kohë kjo që i shërbeu për të përmirësuar aftësitë profesionale, duke u shërbyer me cilësi banorëve.
Motoja e tij e punës ishte: Populli i Petrelës e ka të domosdoshëm dhe e meriton kujdesin e mjekut për të siguruar që fëmijët, gratë, të rriturit e të moshurit të mund të marrin shërbime të përgjithshme në nivelin e kujdesit shëndetësor parësor.
Ndër reamotologët më të mirë që ka sot Shqipëria
Për vetë profilin e intelektualit ambicioz për të ecur në një hap me kohën, Fatos Hoxha, kurrësesi nuk do të mjaftohej vetëm me diplomën e Mjekut të Përgjithshëm. Në vitet 1996-1998 ai kreu Specializimin ne Qendrën Spitalore të Universitetit të Tiranës në specialitetin “Reumatologji”, për të vijuar më pas nga viti 1999 e në vazhdim për 24 vjet si mjek reumatolog në Poliklinikën e Specialiteteve nr.3 (Qëndrore), Tiranë. Kështu, për më se dy dekada, janë me mijëra pacientët që kanë përjetuar përkujdesjen e tij shembullore, fjalën e mirë dhe kompetencën profesionale me të cilën i ka shëruar. Dhe nuk është rastësi, në katin e dytë të kësaj poliklinike, para zyrës së dr. Fatos Hoxhës që në orët e para të mëngjesit, pa filluar ende orari zyrtar zënë radhë dhjetra pacientë për t’u vizituar tek dr. Fatosi, me bindjen se vetëm ai do ta kryejë me kompetencë të lartë profesionale diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të tyre reumatizmale.
Trembëdhjetë vjet pas emërimit në Poliklinikën Qëndrore, krahas punës, Dr.Fatos Hoxha nisi dhe kreu studimet e thelluara në Shkollën e Doktoraturës pranë Fakultetit të Shkencave Mjeksore Teknike, Tiranë, për të marrë më 2017 titullin “Doktor i Shkencave Mjekësore” – rezultat i shkëlqyer ky në karrierën e tij profesionale dhe akademike, pasi mbrojti temën e disertacionit “Diagnostikimi dhe trajtimi i osteoartritit” me Udhëheqës Shkencor të mirënjohurin Prof. Dr. Argjent Tafaj.
Profesionalizmi i spikatur, implementimi me sukses i dijeve të fituara në të gjitha nivelet e arsimimit të prolilit mjeksor dhe karriera akademike do ta rendisnin dr.Fatos Hoxhën me elitën mjeksore shqiptare. Dhe si i tillë, krahas punës në Poliklinikën Qëndrore të Tiranës ai do të vijonte të ushtronte profesionin e mjekut reumatolog edhe në Poliambulancën “Atë Luigji Monti”, FZKM “Zoja e Keshillit te Mirë”, (“Rruga e Kavajës , Tiranë (2007-2021) dhe nga viti 2017 e në vazhdim edhe si mjek reumatolog në Qendrën Mjekësore Diagnostike, Klinika ‘’Megison”, Kabineti i reumatologjisë, (Rruga “Qemal Stafa”, Tiranë).
PJESËMARRËS DHE REFERUES NË DHJETRA KONFERENCA E KONGRESE KOMBËTARE E NDËKOMBËTARE DHE NË STUDIOT TELEVIZIVE
Jo rastësisht dr.Fatos Hoxha mban disa Çertifikata për pjesëmarrje e referime në aktivitete Kombëtare dhe Ndërkombëtare, por sepse në to ka spikatur mendimi kualitativ shkencor i mirëpritur dhe vlerësuar nga personalitete të fushës, vendas e të botës. Në këtë këndvështrim CV-ja e tij është mjaftë e pasur: Kongresi Europian i Reumatologjisë, EULAR (Barcelona, Spanjë – 2008; Paris, Francë – 2009; Copenhagen, Danimark – 2010; Rome, Italy – 2012; , Berlin, Gjermani – 2013; Madrid, Spanjë – 2018; Amsterdam – Netherlands -2015); Kongresi Boteror i Osteoporozës, Osteoartritit dhe Sëmundjeve Muskulo-Skeletare – WCO-IOF-ESCEO (Milan, Italy-2015; Firence, Italy-2019; Paris, Francë – 2020, 2021, 2022 dhe Barcelona, Spanjw-2023), si edhe në Konferencat Kombëtare të Shkencave Mjekësore të viteve 2017, 2018 dhe 2022. Kësisoj, nga nga “foltorja” e pacientëve dhe elita mjekësore vijnë vlerësime maksimale për dr.Fatos Hoxhën i cili në mesin e moshës së tij ka arritur një karrierë të shkëlqyer akademike dhe profesionale.
Produkt i punës së tij të thelluar studimore shkencore, janë tema të tilla si: “Osteoartriti në Shqipëri”, “Shpërndarja e faktorëve të riskut në pacientët e kujdesit shëndetësor parësor meshkuj dhe femra me osteoartrit në Shqipëri”, etj”. Ndërkohë, në intervistat televizive në televizionet me frekuencë publike kombëtare, si Topchanal, Vizion plus, News 24 etj, ndërsa nuk ka nguruar të pohojë se reumatizma “mbërthen” edhe të rinjtë, ka argumentuar edhe metodat aplikative për të evituar dhe lehtësuar dhimbjet që shkakton sëmundja si dhe ka dhënë këshillat e duhura për t’u mbrojtur prej saj. Kështu, nisur nga përditshmëria në profesionin e tij si mjek reumatolog ai ka pohuar se të rinj të moshave 25 – 30 vjeç ankohen për dhimbje kockash të cilat lidhen me sëmundjet reumatizmale, duke argumentuar se si jeta sedentare dhe kequshqyerja ka bërë që semundjet reumatizmale të prekin shumë edhe moshat e reja …
Në një nga intervistat televizive dr.Fatos Hoxha është shprehur ndër të tjera se “Sëmundjet prekin moshat e thyera, por tendenca sot është shtimi në moshat e reja”. Shkaqet sipas tij janë nga më të ndryshmet, por tendenca sot është jeta sedentare”. Për këtë qëllim, me kompetencë të lartë profesionale ai ka rekomanduar frenimin e lëvizjeve me automjetete edhe per distanca fare të shkurtra, si dhe moskonsumimin e atyre ushqimeve që në përbërjen e tyre kanë shumë kalori dhe hormone.
Ndoshta dikujt mund t’i duket e habitshme se si dr.Fatos Hoxha, i njohur tashmë si një nga mjekët reumatologë më të mirë në rang vendi e rajoni, shpjegon deri dhe lidhjen e dhimbjeve te kockave sa herë që prishen kushtet e motit apo edhe se si plazhi është një element shumë i rëndësishëm për rritjen e forcisë së kockës për kalciumin, ndërkohë që edhe llixhat kanë efektet e veta pozitive”.
Në një tjetër ekran të një televizioni publik kombëtar dr. Fatos Hoxha ka shpjeguar se si “Kur një person preket nga reumatizma, sistemi imunitar i organizmit fillon të sulmojë krahas baktereve dhe viruseve edhe qelizat normale dhe se personat që kryejne punë të njejtë dhe ulur janë më shumë në rrezik, pasi çdo ditë kryejnë të njejtin lëvizje të sforcimit ëe kyçeve apo gjymtyreve”.
Por ajo që ka rëndësi primare, janë metodat aplikative dhe të avancuara shkencore që ai ndjek tek pacientët e shumtë, të cilët nuk ngurojnë ta falenderojnë përzemërisht. Kjo për faktin se me këto metoda të sukseshme ai është bërë nga reumatologët më të njohur e preferuar nga pacientët, jo vetëm vendas por edhe nga shtetet e rajonit.